Politike

Debati për Kosovën/ Balla-Berishës: Sali, ty s’të lejohej hyrja në Kosovë

Balla iu përgjigj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe tha se Berishës nuk i lejohej hyrja në Kosovë në fund të luftës.
Featured image of article: Debati për Kosovën/ Balla-Berishës: Sali, ty s’të lejohej hyrja në Kosovë Sali Berisha, ish-kryeminister dhe Taulant Balla, kryetar i grupit te PS

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur tek çështja e Kosovës dhe korrigjimit të kufijve me Serbinë. Balla iu përgjigj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe tha se Berishës nuk i lejohej hyrja në Kosovë në fund të luftës.

Debati në Kuvend:

Sali Berisha: Presidenti Bush kur vizitoi Shqipërinë, më thëtë ‘më thuaj cili është mendimi juaj për Kosovën për zgjidhje’. Natyrisht unë i thashë ‘Pavarësinë’. ‘Kur mendohet t’i se duhet të shpallet’?. Këta që ishin hapën sytë dhe menduas se do thuash sot. Jo i thashë zoti President merrni kohën tuaj ne nuk duam të bëhemi mollë sherri mes jush dhe BE. Dihet se kë kemi mik ne por dihet se kush është destinacioni. Por jo siç bën zotëria me argatë të Beogradit. Se tani dështoi procesi. Po bëhet sherri i Ballkanit dhe faturën e paguajnë shqiptarët. Edhe njëherë dënoj me ashpërësinë më të madhe, Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin problemet si dy shtete të pavaruar dhe jo mbi bazën e argatëve që s’kanë atdhe, ideale e argatëve që janë skllevër të dosjeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Taulant Balla: E filloi të energjia dhe pastaj shkoi te marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, sepse nganjëherë gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, Sali, ti e mbylle kohën tënde me shumë pika të zeza, por një prej tyre është sabotimi që i bëre pavarësisht energjetike të Kosovës, duke bllokuar linjën e transmisionit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Projektin e rëndësishëm të KFË, ti e bllokove dhe në 2013 e zhbllokuam ne, dhe sot flet. Historia jote nuk fillon e mbaron aty, sa herë Kosova ka qenë në moment të rëndësishëm historik ke qenë ti sabotues, kur Rugova bënte rezistencë ti e furnizove Milloshevicin me naftë, kur serbët kryenin gjenocide në Bosnjë ti furnizoje me tuba mes liqenit të Shkodrës makinerinë ushtarake. Kur të gjithë klasa politike shqiptare edhe me Ilir Metën mbështeste Marrëveshjen e Rambujesë, ti ishte i vetmi kundër, e të gjithë e dinë se teksa u çliruar Kosova vetëm Berishës nuk i lejohej të shkonte në Kosovë, apo jo Sali?!

(f.g/dosja.al)

Shto Koment