Aktualitet

Debati për emrin e stadiumin/ Organizata Politike: Ne i vendosëm simbolikisht emrin “Naim Idrizi”, të punëtorit që sakrifikoi jetën

Organizata Politike, thekson se në mënyrë simbolike stadiumit i kanë vënë emrin e punëtorit që sakrifikoi edhe jetën për ndërtimin e tij, pra “Naim Idrizi”.
Featured image of article: Debati për emrin e stadiumin/ Organizata Politike: Ne i vendosëm simbolikisht emrin “Naim Idrizi”, të punëtorit që sakrifikoi jetën Foto nga banderola e Organizatës Politike.

Tiranë-Ndryshimi i emrit të stadiumit nga “Qemal Stafa” në Air “Albania” është tashmë një nga debatet më të nxehta.

Kur  stadiumi “Air Albania”  ishte ende një kantier ndërtimi në të humbi jetën punëtori Naim Idrizi, 40-vjeç. Ai ra nga një lartësi brenda stadiumit dhe nuk mund t’i shpëtonte plagëve të marra.

Për këtë ka reaguar edhe “Organizata Politike”, e cila thekson se në mënyrë simbolike stadiumit i kanë vënë emrin e punëtorit që sakrifikoi edhe jetën për ndërtimin e tij, pra “Naim Idrizi”.

“Ne, aktivistët e Organizatës Politike vendosëm që, në mënyrë simbolike, stadiumit t’i vëmë emrin e punëtorit që sakrifikoi që stadiumi të jetë sot aty. E dikujt të cilit emri s’i është dëgjuar kurrë, sepse vdekja e tij kaloi në heshtje. E punëtorit 40-vjeçar Naim Idrizi që ra nga skela duke punuar! Organizata Politike”, thuhet në reagim.

Reagimi: 

STADIUMI KOMBËTAR “NAIM IDRIZI”
(I rënë në punë për ndërtimin e stadiumit)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndodh shpesh që objektet apo sheshet publike marrin emrin e atyre që kanë dhënë një kontribut të vyer, ose duke shkëlqyer profesionalisht, ose duke u sakrifikuar që objekti apo sheshi të jetë aty.

Sigurisht që kjo ndodh në një shoqëri të drejtë. Piramidat në Egjipt nuk mbajnë emrat e punëtorëve apo arkitektëve që i ideuan dhe ndërtuan, por emrat e faraonëve. Por kjo sepse bëhet fjalë për një periudhë e sundimit absolut.

Sot jetojmë në periudhën e sundimit të PPP-ve dhe ideologjisë së tregtarizimit. Stadiumi merr emrin e sponsorit kryesor “Air Albania”. Të mos habitemi nëse nesër do çelet universiteti publik “Lufra”.

Ne, aktivistët e Organizatës Politike vendosëm që, në mënyrë simbolike, stadiumit t’i vëmë emrin e punëtorit që sakrifikoi që stadiumi të jetë sot aty. E dikujt të cilit emri s’i është dëgjuar kurrë, sepse vdekja e tij kaloi në heshtje. E punëtorit 40-vjeçar Naim Idrizi që ra nga skela duke punuar! Organizata Politike

Franca mundi mbrëmë Shqipërinë me rezultatin 2 me 0. Edhe pse në një impiant të ri, Shqipëri nuk mund të bënte asgjë më shumë ndaj kampionëve të botës të cilët domunuan të gjithë ndeshjen. Edy Reja shfrytësoi të tre zëvendësimet, duke larguar, Lenjanin, Qosen dhe Hysaj, por sërish loja ndryshoi pak. Memushaj, Roshi dhe Trashi i dhanë pak frymë lojës, por nuk mund të bënin asgjë, pasi porta e gjelave ishte e padeprtueshme.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment