Politike

Debati për anëtarët e Kushtetueses/ Manja, akuza Metës: Arsyetimi i tij dashakeq, synohet bllokimi i procesit (VD)

Manja tha se pavarësisht se Presidenti e paraqet si debat kushtetues, në thelb për të është një konflikt i pastër politik, duke shtuar se synimi i Metës, sipas tij  është bllokimi i gjykatës kushtetuese.

TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja reagoi gjatë fjalës së tij në parlament, lidhur me votimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si edhe për ‘konfliktin’ me Presidentin Ilir Meta për këtë çështje.

Manja tha se pavarësisht se Presidenti e paraqet si debat kushtetues, në thelb për të është një konflikt i pastër politik, duke shtuar se synimi i Metës, sipas tij  është bllokimi i gjykatës kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. 1/3 i ripërtërihet mandati çdo tre vjet. Tre anëtarë i emëron presidenti, tre Kuvendi dhe tre Gjykata e Lartë. Nëse ata nuk e ushtrojnë këtë kompetencë, kandidati i renditur i pari në listën e KED zgjidhet automatikisht. Ligji thotë se në rast se presidenti brenda 30 ditëve që kur ka marrë këtë listë nuk e ushtron këtë të drejtë, kandidati i parë emërohet automatikisht. Presidenti ka marrë dy lista. Deri në datën 7 nëntor duhet të kishte emëruar dy anëtarë. Ka dekretuar Besnik Muçin ndërsa për anëtarin e dytë i ka dërguar një letër KED. Dekretimin do ta bëj sipas radhës, një presidenti, një kuvendi dhe një Gjykata e Lartë. Radhën e ka përcaktuar kushtetuta për të shmangur konlfiktin mes institucioneve por nuk përcakton se kush duhet të veprojë i pari. Radha është përcaktuar sepse ka pasur në konsideratë përtërijtjen normale të Kushtetueses. Por nuk jemi në kushte normale. Gjykata Kushtetuese mbeti vetëm me një anëtar. Arsyetimi i presidentit është dashakeq, sepse në këtë mënyrë synohet bllokimi i bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Brenda datës 13 nëntor ka detyrimin të zgjedhë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi ka vullnetin e mirë për të bashkëpunuar me organet e tjera kushtetuese. Ftoj presidentin dhe KED që të zhbllokojmë Gjykatën kushtetuese”, tha Manja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kuvendi ditën e sotme ka votuar me shumicë votash, Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Me 105 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim, kandidatja e propozuar nga KED, Toska është shpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 abstenim është votuar edhe Fiona Papajorgji. Në seancë nuk munguan debatet. Gajdari deklaroi se listat ishin problematike. Ndërsa Balla u shpreh se Meta kërkon të emërojë në Kushtetuese, bashkëjetuesen e Alibeajt.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment