Politike

Debati me Tom Doshin dhe Stërkajn, Senida Mesi mohon gjithçka: Ka konsesnus të plotë mes nesh (VD)

Nga aktiviteti i organizuar për Tetorin Rozë, deputetja Mesi e mohoi atë tërësisht.

SHKODËR– Deputetja socialiste Senida Mesi ka folur lidhur me debatin që kishte me kolegun e saj, Paulin Stërkajn. Nga aktiviteti i organizuar për Tetorin Rozë, deputetja Mesi e mohoi atë tërësisht.

Unë nuk i lexoj më portalet. Ka konsesnus të plotë mes nesh,”-tha deputetja. 

Ndërsa lidhur me problemet në Hipotekë, ish-zv.kryeministrja ia vuri “fajin” sistemit, duke u shprehur se mangësitë ishin të trashëguara prej 30 vitesh. 

“ALUIZNI dhe Kadasra kanë problematika 30 vjeçare e bazës ligjore dhe problematikave të ngelura. Sigurisht ne ndodhta këtu kemi dështuar që të gjejmë ekipin më të mirë dhe për të po punojmë,”-shtoi ajo.

Teksa posti i koordinatorit politik të Shkodrës është ende pa një emër, një pjesë e drejtorive kanë mbetur pa drejtues pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtorëve.

Lidhur me emërimet e reja, mes socialistëve të Shkodrës ka pasur debate, pasi Stërkaj dhe Tom Doshi janë ankuar para kryeministrit Edi Rama se nuk i kanë pyetur për to, duke i nxjerrë jashtë ‘loje”. Ndërsa kryeministri Rama i kërkoi të dy palëve që të ulen bashkë, duke u shprehur se ai ka qënë i gatshëm për t’u ulur me Metën dhe Berishën.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment