AktualitetSport

U vetëhodh nga kati i gjashtë, zbulohet arsyeja pse donte t’i jepte fund jetës portieri i Partizanit

Zënka me partneren, ja çfarë thonë burimet pranë klubit për arsyen e tentativës për vetvrasje të ALdo Teqes.
Featured image of article: U vetëhodh nga kati i gjashtë, zbulohet arsyeja pse donte t’i jepte fund jetës portieri i Partizanit Portieri i Partizanit, Aldo Teqja.

TIRANË– I ndodhur në gjendje të rëndë për jetën, pista të reja në lidhje me arsyen e vendimit drastik që mori portieri Partizanit, Aldo Teqja për t’u vetëhedhur nga kati i gjashtë i një pallati, kanë dalë në dritë.

Burime nga klubi për Dosja.al bëjnë me dije se Aldo Teqja përpara vendimit për t’i dhënë fund jetës, ka qenë në një automjet së bashku me një vajzë, që pretendohet të jetë partnerja e tij. Ata kanë qenë së bashku në automjet, në afërsi të kompleksit ku u vetëhodh portieri i Partizanit nga një lartësi disa metrash.

Burimet nga klubi për Dosja.al bëjnë me dije gjithashtu se mes portierit, Aldo Teqja dhe partneres ka pasur një debat, që e ka detyruar atë të dalë nga makina. Aldo Teqja ka dalë i pari nga automjeti dhe është ngjitur i vetëm në apartamentin që ndodhej në katin e gjashtë, ku edhe ka kryer tentativën për vetëvrasje.

Ditën e djeshme, portieri i Partizanit Aldo Teqja është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte (Lexo këtu). Ngjarja ndodhi në rrugën “Medar Shtylla” në kryeqytet, në lagjen ku banonte futbollisti.

Sipas mjekëve Teqja mori plagë të shumta në trup por falë ndihmës së menjëhershme është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ndodhet në Spitalin e Traumës.

(R.L/Dosja.al)

               

Shto Koment