Politike

DEBATI/ Lubonja: O Baton s’po të kuptoj, vetëm ti je te ndryshimi i kufijve. Haxhiu: I kanë vënë vijën e kuqe të kaluarës

Lubonja u shpreh se Baton Haxhiu është i vetmi që është pro ndryshimit të territoreve.
Featured image of article: DEBATI/ Lubonja: O Baton s’po të kuptoj, vetëm ti je te ndryshimi i kufijve. Haxhiu: I kanë vënë vijën e kuqe të kaluarës Fatos Lubonja dhe Baton Haxhiu

TIRANË- Fatos Lubonja dhe Baton Haxhiu janë përplasur sot rreth idesë së shkëmbimit të territorieve, Kosovë-Serbi, temë e cila ka ngjallur gjithmonë debate. I ftuar në emisionin “Real Story”, Lubonja u shpreh se Baton Haxhiu është i vetmi që është pro ndryshimit të territoreve.

Nga ana tjetër analisti i është përgjigjur duke thënë se ndryshimi i kufijve është vija e kuqe e të kaluarës dhe Serbia është më superiore në këtë proces.

REPLIKAT NË STUDIO

Lubonja: Ti thua që ishte gabim ajo. Ti thua që duhen ndryshuar edhe kufijtë se do Amerika.

Haxhiu: Jo, pse kemi ardhur te ndryshimi i kufijve Fatos, erdhëm për shkak të disa partive politike në Kosovë, si VV, etj. Logjika e VV është se çdo marrëveshje që bëj unë është e mirë dhe çdo marrëveshje që bëjnë tjerët është e keqe. Teksa ky bën luftë të brendshme, Vuçiç ngre ekonominë, forcon marrëdhëniet me Amerikën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lubonja: Ore vetëm ti je te ndryshimi i kufijve, se dhe Thaçi vetë nuk guxon ta thotë. Thaçi ka qenë kundër ndryshimit të kufijve.

Haxhiu: I kanë vënë vijën e kuqe të kaluarës.

Lubonja: Jo mo jo, po Evropa pse është kundër ndryshimit të kufijve.

Haxhiu: Gjermania ka ardhur dhe ka thënë që ne bëjmë autonominë e serbëve në veri.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment