Politike

Debati/ Lleshaj-Bashës: Keni 4 të vrarë në CV-në. Kryedemokrati: Ne nuk kemi krahasim

Debate në Kuvend ka pasur me ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha dhe atë aktual Sandër Lleshaj.
Featured image of article: Debati/ Lleshaj-Bashës: Keni 4 të vrarë në CV-në. Kryedemokrati: Ne nuk kemi krahasim Kreu i PD-së, Basha dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

TIRANË- Pas fyerjeve që kryedemokrati Lulëzim Basha lëshoi drejt ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur mbi përdhunimin e 13-vjeçares në Kavajë, ky i fundit ka replikuar në foltoren e Kuvendit.  (Lexo këtu)

Në fjalën e tij, Lleshaj i kujtoi Bashës 4 të vrarët e 21 janarit duke i thënë se kurrë nuk do të arrinte në nivelet që kryedemokrati Basha e çoi Ministrinë e Brendshme në kohën kur e drejtonte.

Debati në Kuvend:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lleshaj: Dua t’ju them që pistoletën mos e drejtoni kundër meje. Ironia është që iu keni qënë në postin që jam unë sot. Iu nuk e nxini dot Ministrinë e Brendshme sado që përpiqeni me këtë pompë të zezë bojë. Kurrë nuk do të arrini të shihni që të arrij në nivelin tuja, kurrë nuk do të shihni viktima në Bulevard. Keni 4 të vrarë në CV tuaj, 4000 plumba të hedhur në tentativë për t’u vrarë. Kur ta drejtoni gishtin mendohuni mirë.

Basha: Ka një shprehje të njohur për shqiptarët: kur gishti tregon hënë, budallai tregon gishtin. Ty të duhet pak kohë të mësosh tezat bajate të Ramës. Sa i për  rekordit tim si ministër kur unë ia dola që të plotësoja kritetet që shqiptarët të lëvzinin pa viza, ti e kishe mendjen se si të krijoje alibi me Edi Rama për të ngadalësuar procesin. Jemi delja e zezë e europës dhe kolumbia e europës, ky është rekordi yt. Në një pikë jemi dakort, ne nuk kemi krahasim.

Shto Koment