LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Debati i Ramiz Alizë në Byro me Drejtorin e Sigurimit për arratisjes së “Dukati”-t: Ju erdhi në Rinas babai i Pal Mëly

25 Korrik 2020, 06:10 Nga DOSJA
Debati i Ramiz Alizë në Byro me Drejtorin e Sigurimit për

TIRANË- Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga një dosje voluminoze e Arkivit Qëndror të Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), me siglën “Tepër sekret” dhe tashmë prej kohësh të deklasifikuara, ku ndodhet një proces-verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së e mbajtur në janarin e vitit 1989, ku është marrë në analizë ngjarja e jashtëzakonëshme e ndodhur më 6 janar të atij viti, ku peshkarexha “DukatI”, teksa doli për gjueti në det të hapur në ujrat e Adriatikut, u morr peng nga kapiteni i saj, Enver Meta, i cili, pasi mbajti peng shtatë pjestarët e ekuipazhit të saj, mbërriti në portin e Brindizit në Itali, edhe me tetë shokë të tij që i kishte fshehur në hambarët e anijes që në Portin e Durrësit. Të gjitha debatet e acaruara në mes antarëve të Byrosë Politike në atë mbledhje maratonë që u zhvillua nën drejtimin e Ramiz Alisë, ku “shokët e udhëheqjes” kanë bërë akuza të ndërsjellta, deri për probleme të brendshme familjare të tyre, gjë e cila shkaktoi një furtunë të vërtetë, duke u marrë masa drastike me arrestime dhe shkarkime nga detyra të rreth 30 funksionarëve e zyrtarëve të lartë, duke filluar nga nënoficeri që s’kishte ushtruar si duhet kontrollin në anije, drejtori i Portit Detar, Kryetari i Degës së Punëve të Brendëshme Agron Tafa, sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Durrësit, Qirjako Mihali, Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, e deri te ministri i Brendshëm, Hekuran Isai.

Kam të dhëna që fëmijët e tu Qirjako, madje dhe shoferi yt, hyjnë në port lirshëm, marin varkat dhe dalin për gjah në det? Çdo njeri mund të hyjë në port, Qirjako? Pse duhet hyjnë fëmijët e tu dhe të tjerët nga porti për të dalë në det për peshk ose për shëtitje? Porti është zonë kufitare”?! Kështu është shprehur në mes të tjerash Ramiz Alia duke i’u drejtuar Qirjako Mihalit, sekretarit të parë të komitetit të Partisë së rrethit të Durrësit, në një mbledhje të Byrosë Politike të mbajtur në janarin e vitit 1989, pas ngjarjes së jashtëzakonëshme të ndodhur në datën 6 janar të atij viti, ku peshkarexha “Dukati”, teksa kishte dalë për gjueti në ujrat e Detit Adriatik, u morr peng nga kapiteni i saj, Enver Meta, dhe tetë shokët e tij që i kishte fshehur në hambarët e anijes, duke mbërritur në portin e Brindizit, me shtatë pjestarët e ekuipazhit të saj të mbajtur peng. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë që jo vetëm shkaktoi probleme të mëdha në mes Tiranës zyrtare dhe shtetit Italian, por tronditi edhe regjimin komunist duke bërë që të merreshin masa drastike me arrestime, shkarkime, e dënime, të rreth 30 funksionarëve e zyrtarëve të lartë, duke filluar nga nënoficeri që s’kishte ushtruar si duhet kontrollin në anije, drejtori i Portit Detar, Kryetari i Degës së Punëve të Brendëshme Agron Tafa, sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Durrësit, Qirjako Mihali, Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, e deri te ministri i Brendshëm, Hekuran Isai, etj., jemi njohur në pesë numra rradhazi të botuar nga Memorie.al. Ndërsa në disa numra në vijim, po publikojmë proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike, që është mbajtur dhe ka analizuar atë ngjarje të rëndë, (madje nga më të pazakontat deri në atë kohë për regjimin komunist të Tiranës), ku “shokët e udhëheqjes”, jo vetëm që kanë diskutuar “me partishmëri dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie” për atë problem që ishin mbledhur, por kanë bërë akuza të ndërsjellta edhe për probleme familjare të tyre.

Mbledhja e Byrosë Politike për ngjarjen e arratisjes së anijes “Dukati”

ÇËSHTJA E KATËRT: “TË NDRYSHME” (NGJARJA E DURRËSIT)

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë. Tani e ka fjalën Agron Tafa.

SHOKU AGRON TAFA: Po u përgjigjem pyetjeve që më përkasin mua. Për sa i përket…., nuk ka patur të dhëna që ka pasur tendencë arratsjeje, pasi e kemi tërhequr në bashkëveprim.

SHOKU RAMIZ ALIA: Qartë! Mos hyrë në hollësira!

SHOKU AGRON TAFA: Për ngjarjen që ndodhi tani unë kam një përgjegjësi të rëndë, për këtë jam i ndërgjegjëshëm. Më vjen rëndë që, pas një viti që bëri analizën Sekretariati i Komitetit Qëndror për arratisjen në Han të Hotit, të vij të gjykohem përsëri në Byronë Politike, për të njëjtin problem shqetësues.

Megjithatë kam qenë dhe do të jem gjithmonë ekzigjent në gjykim dhe qëndrimet e Partisë. Me zemër të hapur i them Byrosë Politike që kam reflektuar dhe luftuar për të vënë në jetë vërejtjet, porositë dhe masat që mori Sekretariati i Komitetit Qëndror të Partisë për arratisjen në Han të Hotit të bandës së Minella Andonit.

Kritikën e drejtë dhe porositë tuaja, shoku Ramiz, jam përpjekur t’i kuptoj drejt dhe të reflektojpër përmirësimin e punës. Qëndrimin e ngrohtë dhe dashamirës të Partisë ndaj meje jam munduar t’ia shpërblej me punë. Për këtë kam luftuar në dy drejtime:

Disa masa i kemi marrë për portin. Masa janë marrë për heqjen e njerëzve me biografi të keqe që nuk e meritojnë të punojnë në port, për forcimin e regjimit të fletë-hyrjeve, për sigurimin e anijeve të huaja me dy ushtarë nga një që kishte më parë. Kjo u bë për shkak të presioneve të mëdha që bënin të huajt për kompromentimin e tyre dhe të kalesave që kemi patur kohët e fundit.

Duke marrë shkas dhe nga analiza që u bë në kolegjumin e ministrisë me shokun Simon, morëm disa masa të përgjithshme për portin, me plane konkrete pune. Gjykuam me vend ndërtimin e punës operative në port, sidomos në brigadat që punonin në kontakt me të huajt. Por megjithë masat që u morën duhet thënë që ngjarja që ndodhi nuk i përligj ato.

Përgjegjësia për këto dy ngjarje ëeshtë në dy drejtime: së pari si oragn, Sigurimi nuk siguruam informacion për të gjithë këtë veprimtari armiqësore që u zhvillua në port dhe, së dyti, për mungesë kontrolli ndaj……që doli tradhëtar.

Nga të dhënat që po sigurojmë tani, del qartë që kjo veprimtari nuk është e rastit. Këta element kanë manifestuar shfaqje të huaja, u pëlqente jeta e shthurur, muzika e huaj, disa kamë lidhje interesi me persona në Itali ose me vizitorë që kanë qenë atje. Ata janë mbledhur për të organizuar këtë arratisje, por Sigurimi ynë nuk e ka nuhatur veprimtarinë e tyre. Ne po e ndjekim me kujdes këtë punë me sensin që të zbulojmë dorën e Zbulimit të huaj, sidomos atij Italian, veprimtaria e të cilit është jo vetëm e herëshme, por edhe aktuale në rrethin e Durrësit.

Si gjithmonë dhe këtë rradhë, ngjarja është rrjedhojë e drejt për drejtë e shfaqjeve të theksuara të liberalizmit. Ato kanë ekzistuar, i evidentoi dukshëm ngjarja. Armiqtë e kishin nuhatur që nuk bëhej kontroll, prandja patën kurajo dhe u futën në anije. Nënoficeri i pikës së kontrollit e dinte se kontrolli i komandës së portit ishte i dobët, prandaj nuk i kontrollonte anijet konform rregullores. Ndërmarrja dhe peshkatarët e shihnin që nuk i bëhej kontroll i plotë në anijet dhe pajtoheshin me gjëndjen. Këto mungesa u evidentuan edhe në mbledhjen llogaridhënëse. Mungesa e kontrollit kultivoi mëndjemadhësinë dhe ambinetimin me gjëndjen. Në Ndërmarrjen e Peshkimit ka zënë rrënjë koncepri që peshkatarët janë janë kufitarë dhe nuk shkojnë në shtetet të tjera, prandja dhe kontrolli ishte i dobët.

Sinjal për këtë arratisje ishte dhe tentativa e arratisjes e personit që u fut në anijen “16 Shkurti”, që do të shkonte për në Ravena. Disa masa ne i morrëm për forcimin e punës në komandën e repartit. Shërbimet e policisë, qoftë dhe duke dubluar rojet, në mënyrë të veçantë për anijet me ngarkesa, siç ishte anija “16 Shkurti”.

Megjithatë, ta themi hapur, jemi larg asaj që kërkon Partia, që zbatimi i rregulloreve dhe normave t’u hyjë në gjak njerëzve. Një ndikim të fortë në këtë problem, ka puna e Partisë, por dhe shëmbulli personal i kuadrove.

Presioni ndaj kuadrove dhe efektivit për lëshime dhe kompromentim është i fortë. Nuk janë pa ndiklim edhe fryma e justifikimitm, hezitimi apo mosqëndrimi autokritik ndaj vetes dhe shokut.

Megjithaët unë e kuptoj që ngjarja është e rëndë dhe për këtë ndjej përgjegjësi para Partisë. Por kam besim të patundur në gjykimin e Partisë dhe nuk do të kures asgjë për interesat e saj.

Këto kisha unë shoku Ramiz.

SHOKU RAMIZ ALIA: Tani e ka fjalën shoku Kiço Mustaqi.

SHOKU KIÇO MUSTAQI: Arratisja e anijes së peshkimit është një ngjarje e rëndë. Nga tre raportet që lexova, del që: po të zbatohehsin rregullat që kemi vendosur për kufirin, nuk do të ndodhte kjo.

Më duket që masat organizative, administrative, që u morrëm pas ngjarjes në linjë partie e shtetërore, janë më të plota, por kjo çështje duhet shikuar më thellë. Dhe ne, si ministri, për këtë ngjartje nxorrëm përgjegjësinë tonë për Komandën e Flotës, dhe drejtorinë operative, si dhe morrëm masat përkatëse, çmobilizuam dy oficerë, një e shkarkuam nga detyra, e të tjera. Nga kjo ngjarje nxorrëm konkluzionin që Flota Luftarake duhet ta ndjekë situatën në det dhe të bashkëveprojë me Flotën Tregtare dhe me atë të Peshkimit.

Ushtria ka mjaft pika delikate, që për pakujdesi në zbatimin e rregullave apo nga një veprim armniqësor, mund të ndodhin ngjarje të rënda politike dhe ushtarake.

SHOKU RAMIZ ALIA: Kinema “Partizani” në Tiranë na u dogj me një cigare.

SHOKU KIÇO MUSTAQI: Zbatimin e rregullave, forcimin e disiplinës dhe kontrollit po e shohim më gjerë në çdo drejtim e hallkë të Ushtrisë.

Për të gjitha këto mangësi unë kam përgjegjësinë time para Byrosë Politike dhe Shtabit të Përgjithshëm. Këto problem do t’i shoh më thellë për të rrityur kërkjesën e llogarisë dhe të jem më i rreptë ndaj çdo shfaqje të liberalizmit në shkeljen e rregullave në Ushtri.

Në diskutimin e shokut Ferit, mendoj që ka njëanshmëri. Ju, si Komandant i Kufirit, shoku Ferit, urdhërin duhet ta kishit lkexuar mirë. Urdhëri thotë që Ndërmarrja e Peshkimit duhet të njoftojë çdo dy orë pikën e kontrollit të kalimit në port. Ky urdhër është që kur kufirin e kishte Ministria e Mbrojtjes Popullore. Në qoftë se është puan që duhet të dalë një katër. Flota Luftarake i ka nxjerrë dhe do t’i nxjerrë. Por problem nuk është këtu. Problemi është të zbatohen me rigorozitet rregull;at e normat në Ushtri, në organet e punëve të Brendëshme dhe në sektorin civil. Prandaj, zbatimin e rregullave, shoku Ferit, duhet ta ndjekë nga afër.

Në raportin e Komietit të Partisë shoku Qirjako duhej të thellohej më tepër në analizën e kësaj ngjarjeje, të nxirrte përgjegjësinë e aparatit të Komitetit të Partisë dhe të tijën personalisht për nivelin e ulët të punës së partisë në rreth.

Duhet reflektuar tani, vërejmë që urdhëra me katër firma nuk duhen. Prandaj duhet t’i rishikojmë urdhërat që kemi nxjerrë. Urdhërat duhen të jenë të prerë.

Detin unë e kam ndarë në kuadrate për t’a kontrolluar, që të mos futet asnjë anije e huaj për një agresion të përgjithshëm e nuk e shikoj nga këndi tjetër. Problemi kryesor është që nuk janë zbatuar rregullat, duke nisur që nga unë. Unë nuk i kam kërkuar llogari zëvëndësit tim për zbatimin e rregullave, që edhe ai t’i kërkonte vartësve të vet. Komandantit të Flotës Luftarake, Skënder Doçit dhe Ndue Jakut, nuk u kam kërkuar llogari me atë forcë që duhet të raportojnë në kohën e caktuar për zbatimin e detyrës luftarake. Kërkesa e llogarisë ka qenë e dobët dhe për çështje të tjera që kanë pasur divizionet, prandja unë mbaj përgjegjësi bashkë me Shtabin e Përgjithshëm dhe për këto fenomene që kanë ndodhur. Këto kisha unë, shoku Ramiz.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë. Tani e ka fjalën shoku Zylyftar Ramizi.

SHOKU ZYLYFTAR RAMIZI: Ngjarja e anijes “Dukati” është e rëndë. Kjo, si dhe ngjarja e Shkodrës, kanë si faktor të përbashkët shkeljen e normave dhe të rregullave nga organet e Sigurimit e të Kufirit, ku drejtoj unë, shoku Ferit Zeneli dhe Agron Tafa.

Kjo ngjarje bëhet edhe më e rëndë për faktin që një vit më parë u bë një analizë në Sekretariatin e Komitetit Qëndror të Partisë për arratisjen në Han të Hotit. Shoku Ramiz në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e Sekretariatit theksoi: “Organet e punëve të Brendëshme duhet të kuptojnë këtë ngjarje si një këmbanë alarmi dhe nëpërmjet analizë së saj, të evidentojmë më mirë dobësitë që vihen re në aspektin organizativ, në zbatimin e rregullave e në luftën kundër shfaqjeve të huaja dhe familjaritetit e të liberalizmit. Kjo kërkon gjithnjë vendosjen e një disiplione rigoroze në zbatimin e rregullave”.

Faktet tregojnë që këto fenomene kanë ndodhur se ka pasur shkelje të rregullave dhe normave. Këtu është dhe përgjegjësia ime.

Për zbatimin e një urdhëri ushtarak nuk është e nevojshme të bëhet një punë politike e të ketë përgatitje profesionale. Në postën e kufirit dhe në pikën e kontrollit të kalimit në port, futesh vetëm me lejen e organeve të kufirit të shoqëruar me pasaportë. Kryetari e zëvëndëskryetari i Degës së Punëve të Brendëshme, nuk kanë nevojë për punë politike e përgatitje profesionale që të kërkojnë zbatimin e një nga normat bazë, atë të vërtetimit me të gjitha llojet e punës operative, të rrjetit sekret informative dhe, në veçanti, të punës së bashkëpunëtorit që ka dalë nga veprimtaria armiqësore dhe keqëbërëse.

Për këtë kam faj direkt unë, shoku Ferit dhe shoku Agron.

Pa mohuar rezultatet që janë arritur gjatë kësaj periudhe në punën e Ministrisë dhe të organeve në bazë, siç e ka përcaktuar Partia dhe ju shoku Ramiz, në organet e punëve të brendëshme ka pasur të meta dhe dobësi. Pra, vërejtejet që bëhen për organet e punëve të brendëshme, qëndrojnë. Por, përveç dobësive, që ekzistojnë akoma në organet e punëve të brendëshme, herë pas here ka edhe shfaqje të mendjemadhësisë, që, për mendimin tim, e kanë burimin te e kaluara. Shfaqjet e mëndjemadhësisë shprehen edhe në veprimtarinë operative, në shkeljen e normave, në marrjen, ndjekjen e përpunimin. Me gjithë luftën që është bërë kundër shfaqjeve të tilla, përsëri kosntatojmë përpunmime të pabazuara, ndjekje tej afatit. Këto raste të rralla janë, por me pasoja të rënda, që e kanë bazën te e kaluara. Po kështu, megjithë punën e madhe që është bërë në ministri kundër këtij koncepti, ka raste kur kryetari dhe zëvëndëskryetari i Degës së Punëve të Brendëshme e matin punën e Punëtorit Operativ me numrin e përpunimeve dhe jo me punën që bëhet për zbulimin dhe parandalimin e veprimtarisë armiqësore. Ky është një concept i gabuar dhe me pasoja shumë të rënda.

Akoma ka kuadro kryesorë që nuk e ngarkojnë veten me punë, që nuk marrin pjesë direkt për të zgjidhur punë konkrete. Ata duan ta ruajnë veten e tyre dhe t’ia shkarkojnë punët te kuadrot e bazës.

SHOKU RAMIZ ALIA: A ka familjaritet në organet e punëve të brendëshme, duke filluar që nga kuadrot e Ministrisë?

SHOKU ZYLYFTAR RAMIZI: Ministri dhge zëvëndësimnistrat kanë bërë kritika drejtpërdrejt dhe të hapët në mbledhjet e kolegjumit e në mbledhjet e drejtorive të ministrisë. Këtë e them me përgjegjësi.

SHOKU RAMIZ ALIA: Nuk dyshoj që Hekurani nuk kritikon, që ai ka familjaritet me vartësit. Unë e kam fjalën për famijaritetin në përgjithësi që ekziston prej shumnë vjetësh në organet e Sigurimit të Shtetit dhe që buron nga natyra e punës             së mbyllur të këtyre organeve. Familjariteti në punonjësit e Sigurimit është tamam si mëndjemadhësia intelektuale që është karakteristikë e njerzve të punës mendore.

SHOKU ZYLYFTAR RAMIZI: Nuk mund ta absolutizoj që shkelen rregullat, por raste ka. Pikërisht ky rregull është shkelur në rastin konkret. Po të mos ishte shkelur, do të kishte dalë që….ishte në pozita armiqësore. Por…ka dhënë të dhëna deri në muajin e fundit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Juve ju erdhi dhe i ati i Pal Mëlyshit këtu, Zylyftar.

Ambasadori ynë në Itali merr në tel Hekuranin dhe i thotë të vij apo të mos vij Gjoni. Ky Gjoni ishte i ati i Pal Mëlyshit. Por punonjësi i Sigurimit i ambasadës sonë në Itali, nuk e morri mundimin të thotë që ky është i ati i Pal Mëlyshit, që ka qenë një nga eksponentët e reaksionit dhe armik i tërbuar i pushtetit tonë popullor. Dhe drejtori i Drejtorisë së Tretë në Ministri nuk shqetësohet fare. Hekurani e morri për një Gjon tjetër dhe i tha të vijë. Tani për t’ju mbrojtur ju, po edhe se e ndjeu përgjegjësinë, Hekurani tha e bëra unë. Ambasadori nuk duhej të merrte në telefon ministrin dhe të pyeste të vijë apo të mos vijë filani në Shqipëri. Por as Hekurani nuk kishte të drejtë ta merrte ambasadorin në telefon e t’i thoshte jepi vizën filanit. Kështu është rregulli. Mirpo, pikërisht se nuk zbatohen rregullat, ndodhin gjëra të tilla. Për këtë rast nuk u morr ndonjë masë ndaj punonjësit të Sigurimit në Romë dhe drejtorit të Drejtorisë së Tretë.

Ja, këto kam parasysh unë shoku Zylyftar, kur them se ka familjaritet në organet e punëve të brendëshme. Për rastin që përmënda, rregulli u shkel si nga shoku Hekuran, ashtu dhe nga ministria. Prandaj t’i zbatojmë rregullat dhe normat që kemi vendosur. Ky është problemi themelor.

SHOKU HEKURAN ISAI: Për zbatimin e rregullave, ju keni plotësisht të drejtë shoku Ramiz. Nuk mund të pretendojmë që nuk ka familjaritet dhe liberalizëm në organet e punëve të brendëshme dhe të Sigurimit. Familjariteti dhe liberalizmi shfaqen, në rradhë të parë në shkeljen e rregullave dhe të rregulloreve të disiplinës, që nga hallka ushtar, dhe deri te kuadrot e komandës. Po të zbatohen rregullat dhe normat nga komanda e kuadrot eprorë dhe po të ketë një kontroll efektiv nga ana jonë, si ministri, nuk mund të abuzojë ushtari, nuk mund të tolerojë as komanbda e kufirit, e as Sigurimit. Mirpo efektiviteti i kontrollit lë për të dëshiruar, ndaj dhe ndodhin ngjarje të rënda, që na kushtojnë në çdo drejtim.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë, Hekuran! Ç’mendim kanë shokët?

SHOKU RITA MARKO: Ngjarja në anijen “Dukati”, është shumë e rëndë dhe ngarkon me përgjegjësi Komitetion e Partisë në rrethin e Durrësit dhe Ministrinë e Punëve të Brendëshme. Dy arratisjet që ndodhën vjet në Shkodër, në Vermosh dhe në Hanin e Hotit, dhe ngjarjet që ndodhën këtë vit në Portin e Durrësit, në anijen “16 Shkurti” të Ravenës dhe në atë të “Dukatit”, janë të lidhura me çështjen e Popajve. Këto për mendimin tim, i hapin shumë probleme partisë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Kanë hapur një problem të jashtëm politik.

SHOKU RITA MARKO: Ngjarjet që kanë ndodhur në këto situata, janë një veprimtari e organizuar e armikut kundër vëndit tonë. Por shokët e Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe ato të rrethit të Durrësit, nuk e kanë patur si duhet parasysh këtë gjë.

Tani u hap dhe një kanal tjetër, na arratisen edhe me anë të anijeve. Ka rrezik të arratisen edhe me anë të makinave të eksportit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Dhe me anë të aeroplanëve.

SHOKU RITA MARKO: Nga të gjitha këto që kanë ndodhur, del se elementi armik në pikën kufitare, sidomos në disa qëndra të tilla, ka afëtësi, terren dhe mundësi të organizohet. Ai është organizuar jo vetëm në grupe të vogla, por edhe në grupe të mëdha. Por me sa duket, ne nuk e njofim situatën në këtë drejtim.

(Marrë nga Memorie.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur arratisja e dukatit debati ne byro ramiz alia zylyftar ramizi arratisja e dukatit debati ne byro ramiz alia zylyftar ramizi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni