Media austriake: Askush nuk dëshiron të bëhet president në Shqipëri
Ilir Meta dhe artikulli AUSTRI- Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri po ndiqet edhe nga mediat ndërkombëtare...
Ilir Meta dhe artikulli AUSTRI- Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri po ndiqet edhe nga mediat ndërkombëtare...
Nikos Dendias TIRANË- Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, deklaroi ditën e sotme se kanë rënë dakord që ç&eum...
Edi Paloka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është përplasur me drejtuesen e seancës plenare në Kuvend,...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ditën e sotme ministren Elisa Spiropalin se bashkëshorti i saj...
TIRANË – Të tjera biseda janë zbardhur nga mbledhja e së hënës e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku gjatë kësaj mbledhjeje me dyer të mbyllura, nënkryetarja Grida Duma ka theksuar se Sali Berisha tregoi se është po i njëjti i vitit 1997. Më tej Duma është shprehur para kolegëve se duhet të ndalojë “lufta guerrile” për selinë e Partisë Demokratike, sipas saj godina duhet të jetë e hapur.
Sikurse raporton Panorama.com.al, nënkryetarja e PD ka shtuar më tej se drejtuesit e kësaj force nuk duhet të kenë “asnjë kompleks” për të kaluar ndihmën e Policisë. Ndërkaq, deputetja e Shkodrës, Greta Bardelli ka thënë se në protestë kanë qenë persona të paguar nga Voltana Ademi.
DEBATI ME DYER TË MBYLLURA NË KRYESINË E PD
Grida Duma: Marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi. Ne marrim vendime me vonesë. Pas 9 shtatorit, kur u mor vendimi mbi “non grata”-n, çdo ditë ju kam thënë e kërkuar të qartësosh njerëzit e demokratët për si dhe pse u mor ky vendim. Nuk do ishim këtu sot, nëse do kishim qartësuar njerëzit për 4 muaj dhe do i kishim marrë këto vendime më parë. Berisha u la të forcohej dhe u forcua, sepse nuk vepruam. Por fatmirësisht, dhe për shkak të Zotit e jo të veprimeve tona, ai në datën 8 janar pas dhunës vandale dhe terrorit, që mund të kishte sakrifikuar jetë njerëzish, gaboi vetë dhe i tregoi shqiptarëve që kishte mbetur ai i ’97-ës, pa asnjë reflektim. Sot, mendoj që gjërat duhen thënë hapur. Po, ne jemi kompleksuar! Kompleks kudo, veprojmë vonë, marrim vendime vonë, jemi të vonuar të flasim troç me njerëzit, e lëmë kundërshtarin të ecë një hap përpara. Sa i përket godinës, nuk mundemi ne ta bëjmë betejën për godinën si luftë guerile. Asnjë kompleks nuk mund të kesh të kërkosh Policinë të veprojë. Si mundet ne të pretendojmë që do mbrohet godina e partisë me hekura blinda dhe hunj dhe të kompleksohemi që të veprojnë institucionet. Po duhet të veprojë Policia dhe sepse ndërhyri Policia u evitua gjakderdhje, t’í themi gjërat siç janë. Për pak minuta mund të kishte gjak, dhe gjakun po presin disa dhe ne e dimë mirë. Godina e PD-së duhet të çmitizohet. Le të hapet godina dhe për simbolikë të mbrohet zyra juaj, si institucioni i kryetarit. Duhet të bëjmë opozitë e politikë, jo guerilje për të mbrojtur godinën. Siç e patë, nuk hyri njeri brenda të nesërmen kur e kishin të shkatërruar të thyer, as guxuan të hyjnë e të merrnin zyrën kur vinin e bënin “shoë” te shkallët disa herë. Pas asaj që ndodhi, duhet të shkojmë në terren para demokratëve me urgjencë dhe me një ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti. Nëse është e nevojshme, duhen ripozicionuar njerëzit, e kush ka bërë betejë të jetë në krye të punëve dhe të ndjekim vetëm meritën e njerëzve jo më thjesht procedurat.
Greta Bardeli: Ata ishin një bandë dhe ne s’kemi lidhje me bandat. Unë kam kaq njerëz sa për të mbrojtur veten dhe mund t’i dal vetes zot. Ai ishte një sulm mbi PD-në dhe njerëzve brenda. Ajo që kemi përjetuar ne ka qenë e tmerrshme. Aty ka pasur njerëz që i ka përdorur Voltana Ademi, duke i dhënë 230 mijë lekë në muaj në bashki dhe i ka marr për t’i përdorur. Ata kanë qenë një bandë kriminale dhe ne me ta nuk kemi punë. Ne duhet të shkojmë në terren e të flasim me demokratët, ndërkohë që duhet të distancohemi.
Xhemal Gjunkshi: E gjitha kjo ishte një grusht shteti brenda partisë dhe këtë e beri de facto me Kuvendin ilegjitim të 11 dhjetorit dhe de jure me referendumin e 18 dhjetorit. Gjatë gjithë këtyre muajve, atyre u është lënë terren i lirë për të manipuluar demokratët, prandaj kërkohet më tepër se kurrë që çdo drejtues politik, anëtarë kryesie e deputet të ulet dhe të bisedojë me demokratët dhe qytetarët, të dalin në terren me urgjencë dhe të sigurojnë bashkimin, unitetin, të ardhmen. Nuk mundet të ketë bashkëjetesë me individët që në datën 8 janar erdhën të na vrisnin.
Indrit Sefa: Ne s’kemi respektuar tanët. Ne kemi bërë gafa në opozitë. Ne nuk kemi qëndruar në mbrojtje të njerëzve tanë. Ne duhet ta kthejmë partinë, në parti konservatore.
Lindita Metaliaj: Aty ishte një grup anti-amerikan, anti-kombëtar dhe destruktiv që konsumuan të gjitha elementët e një vepre penale. Vrasje me dashje e mbetur në tentativë. Ata kishin armët dhe të gjitha elementët e veprës penale. Ata donin të na vrisnin, u futën të na vrisnin dhe nuk ia vlen fare që të jemi në një grup.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Twitter në lidhje me investimet në rritje amerikane në ...
TIRANË– Partia Demokratike ka ndarë një pamje nga selia e PD-së në momentin kur në oborrin e selisë po ndodhte protesta. PD me anë të një deklarate z...
TIRANË – Ambasada Amerikane në Tiranë ka ripostuar një citim të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me situatën në Ukrainë.Në k...
TIRANË – Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka komentuar krizën brenda PD dhe vendimet e marra për pezullimin dhe përjashtimin e disa prej fig...
TIRANË– Shkarkimi i ish-kryeministrit Sali Berisha përgjithmonë nga Partia Demokratike ka bërë jehonë në mediat e huaja. Mediat kryesore në Greqi, sh...
TIRANË – Kryeministri Rama ka publikuar një video në të cilën u bën thirrje të gjithë investitorëve në fushën e turizmit rural që të aplikojnë për të përfi...
TIRANË– Fotoja e deputetit të Partisë Demokratike Arbi Agalliu teksa ndodhej kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama qarkulloi në media pasditen e sot...
TIRANË – Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Aldo Bumçi reagoi pas pezullimit të përkohshëm nga PD ditën e djeshme. Is...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka pranuar që dështoi në misionin e tij të 8 janarit. I ftuar në “AbcNeës, Berisha tha se godina u ...
SHKUP – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nisur sot vizitën e tij zyrtare 3-ditore në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me krerët më të lartë sht...