Politike

Debate tek Mediat/ Noka-Lleshajt: Me gjuhë horrash fol me Ramën jo me ne

Deputeti demokrat, Flamur Noka i ka kërkuar ministrit Sandër Lleshaj të komunikojë siç duhet me anëtarët e këtij komisioni, pas debateve me Kejdi Mehmetajn.
Featured image of article: Debate tek Mediat/ Noka-Lleshajt: Me gjuhë horrash fol me Ramën jo me ne Flamur Noka, deputet i PD

TIRANE- Është shoqëruar me debate të ashpra seanca tek Komisioni i Medias dhe Edukimit. Deputeti demokrat, Flamur Noka i ka kërkuar ministrit Sandër Lleshaj të komunikojë siç duhet me anëtarët e këtij komisioni, pas debateve me Kejdi Mehmetajn. (Lexo ketu)

Debati tek Mediat:

Lleshaj: Administratori kërkoi ndihmën e Policisë së Shtetit për lirimin e hapësirave. Në qendrën operacionale të Policisë kanë kërkuar gjithashtu mbështetje. Siç keni ju shqetësimet tuaja, pastaj edhe ne kemi shqetësimet e familjarëve.

Noka: Kemi bërë një pyetje, na tregoni një dokument të titullarit që ka kërkuar ndërhyrjen e policisë. A përbën vepër penale ndërhyrja e Policisë? Ju lutem na tregoni dokumentin.

Vokshi: A e kanë shkelur ligjin ata policë që shihni aty

Lleshaj: Kaq thjesht nuk përgjigjem. Unë po iu them këtë: Policia ka shkuar atje referuar një kërkesë ligjore, që policia i është përgjigjur. Policia nuk ka konsumuar shkelje ligjore. Ne nuk kemi konstatuar asnjë shkelje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vokshi: Ju e thoni me përgjegjësi?

Lleshaj: Patjetër, me përgjegjësi. S’jam i papërgjegjshëm!

Boci: Shkresa e administratorit është antiligjore. Kjo është shkelje e ligjit. Titullari është rektori dhe jo administratori. Kërcënimi që i bëtë Kërpaçit dhe fyerja që i bëtë Memhetajt nuk iu falet. Ne këtu të drejtohemi si ministër dhe jo si Sandër Lleshaj. Këtë mund ta bësh me çunat e lagjes.

Noka: Gjuha që përdorët ju duke fyer kolegen deputete, që mund të jetë normale në komunikimin tuaj me kryeministrin dhe deputetët, gjuhë horrash dhe bandash, këtu nuk ka vend. Ndaj mos guxoni as ta çoni nëpër mend që mund të fyeni kolegët deputetë.
Jeni thirrur për të na dhënë llogari si përfaqësues parlamentarë të popullit në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj studentëve në kundërshtim me ligjin nga forcat policore dhe justifikimin që keni dhënë ju se nuk ka ekzistuar e madje duke e mbrojtur në kundërshtim me ligjet. Kështu, zoti ministër, banditët mbrojnë njeri tjetrin, por një shtetar nuk mund të mbrojë asnjë vartës të tij që shkel ligjin. Na tregoni një dokument se cili titullar universitetit ju ka dërguar një kërkesë për ndërhyrjen e Policisë!

 

Shto Koment