Politike

“Ligjet”/ Sekretari i Kushtetueses: Të zhgënjyer me buxhetin, kemi zyra të plasaritura. Kreu i KLP-së kërkon shoferë shtesë (REPLIKAT ME FINON)

Debate te Ligjet për buxhetet në sistemin gjyqësor. Fino reagon ndaj kërkesave të KLGJ-së dhe Gjykatës Kushtetuese.
Featured image of article: “Ligjet”/ Sekretari i Kushtetueses: Të zhgënjyer me buxhetin, kemi zyra të plasaritura. Kreu i KLP-së kërkon shoferë shtesë (REPLIKAT ME FINON)

TIRANE- Debate në Komisionin e Ligjeve për buxhetet në sistemin gjyqësor. Që në fillim të seancës sekretari i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandili deklaroi se Gjykata Kushtuese është në një godinë të vjetër,e goditur nga tërmeti dhe se ka zyra të plasaritura. Ai theksoi se janë të zhgënjyer me buxhetin për vitin 2020 pasi tashmë është rritur edhe numri i punonjësve.

Nuk kanë munguar ndaj tij reagimet e Bashkim Finos dhe Andi Përmetit. Fino i ka theksuar se buxheti për Gjykatën Kushtetuese është në rritje dhe se i kanë dhënë edhe 4 mln shtesë.  Ndërsa  deputeti Andi Përmeti i ka përmendur ngërçin me dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese dhe i ka ngritur pyetjen me ironi. : “A ke specifikuar në buxhet kërkesa për nje karrige të re, një kompiuter të ri dhe një rroge shtesë?”.  Sekretari u fokusua në përgjigjet e tij vetëm te problemet me buxhetin.

Po kështu edhe kryetarja e KLGJ-së,  Naureda Llagami bëri disa kërkesa për rritje të buxhetit për vitin 2020, për të cilat Fino u shpreh: “Jemi treguar shumë dorëlëshuar me gjyqësorin dhe se i janë plotësuar të gjitha kërkesat. 

Ndërsa kreu i KLP-së Gent Ibrahimi ka kërkuar shoferë shtesë për KLP-së, kjo kërkesë është rrëzuar nga Komisoni pas replikave me Finon.

J.V/Dosja.al

  • 13:19

    Gent Ibrahimi kërkon shoferë shtesë në KLP, reagon Fino: Është absurde, gjynah po ulim nivelin e bisedës

    Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi.

    Gent Ibrahimi kreu i KLP-së në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme ka renditur kërkesat që sipas tij duhet të plotësohen për këtë institucion në buxhetin e 2020.

    “Kërkojmë 4 sekretarë, për 4 komisione. Kërkesë tjetër shtesa e shoferëve aktualisht janë vetem 7, shtesë edhe për specialistin e IT, është vetëm 1. 214 milion lekë kërkoi KLP, kemi detyrime të prapambetura ndaj 3 kolegëve. Pra shtesa është 17 milionë lekë.”, është shprehur Gent Ibrahimi. 

    Ndërsa Fino u përgjigj: “Ju keni 7 shoferë dhe kjo është absurde, që të kërkoni rritjen e numrit të shoferëve dhe sekretarëve. Është gjynah të ulim nivelin e bisedës për buxhetin. Buxheti për KLP është 73% më shumë”. 

    Në këtë komision është rrëzuar kërkesa e Ibrahimit.

  • 13:02

    'Zotëria është fiks, nga Gjirokastra', Alimadhi thumbon Finon/ Kërkoi më shumë fonde, socialisti ia nxjerr inatin kreut të KLP-së: Po s'të pëlqeu mos të vije këtu (REPLIKAT)

    Debatet tek Ligjet

    Përplasje mes deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino me deputetin e opozitës së re, Adriatik Alimadhi, në Komisionin e Ligjeve. Teksa po diskutohej për aprovimin e fondeve për institucionet e reja të Drejtësisë, Fino replikoi me Aimadhin, i cili i përmendi edhe origjinën nga Gjirokastra në Komision. Kaq ka mjaftuar që Fino të irritohet me kryetarin e KLP-së, që kërkoi fonde shtesë, dhe tha se nëse Ibrahimit nuk i pëlqen, atëherë mos të shkonte fare në Komision.

    Replikat e plota:

    Alimadhi: Zotëria është nga Gjirokastra dhe qeveria ka gjetur njeriun e duhur për buxhetin.

    Gent Ibrahimi: Çështja e shoferëve ka të bëjë me statusin dhe çdo anëtar i KLP-së ka statusin dhe këta funksionarë mbështeten me shërbimet e një drejtuesi mjeti. Jemi përpara domosdoshmërisë për këtë shërbim. Unë sot e kam marrë vesh se do të diskutohet buxheti. Por, kujtoni se cështjet e statusit të anëtarëve të anëtarëve të KLP-së nuk janë të diskutueshme dhe negociueshme.

    Bashkim Fino: Ky buxhet është diskutuar dhe është hedhur në letër që javën e kaluar, nuk është bërë sot. Po nuk i pëlqen këtij më mirë të mos vinte fare.

  • 12:35

    Sekretari i Kushtetueses: Jemi të zhgënjyer me buxhetin

    Sekretari i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandili ka deklaruar se  kjo gjykatë është në një godinë të vjetër,e goditur nga tërmeti dhe se ka zyra të plasaritura.

    Ai theksoi se janë të zhgënjyer me buxhetin dhe  ky institucion që prej dy vitesh është jashtë funksionit dhe tashmë rritur edhe numërin e punonjësve dhe si pasojë duhet më shumë buxhet.

    Nuk kanë munguar reagimet e Bashkim Finos dhe Andi Përmetit. Fino i ka theksuar se ky institucion duhet të bëjë analiza teksa kërkon kërkesa shtesë për buxhetin. Ai theksoi se buxheti për Gjykatën Kushtetuese është në rritje.  Ndërsa Andi Përmeti i ka përmendur ngërçin me dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese dhe i ka ngritur pyetjen: “A ke specifikuar në buxhet kërkesa për nje karrige të re, një kompiuter të ri dhe një rroge shtesë?”, Sekretari u fokusua në përgjigjet e tij vetëm te problemet me buxhetin.

    DEBATI:

    Përmeti: Duke qenë se mund të jeni i vetmi organ kushtetues në botë që për një vend pune keni dy punonjëse. A ke specifikuar në buxhet kërkesa për nje karrige të re, një kompiuter të ri dhe një rroge shtesë? Nëse po sa eshte kërkesa specifike nëse jo merrni guximin që presin shqiptarët nga ju dhe distancohuni nga lufta e turpshme politike te dy individeve për të kapur drejtesinë.  Pyetja mbase ju duket absurde por ne nuk jemi në një situatë normale përkundrazi jemi në një absurd që për nga absurdi do e kishte zili edhe Albert Kamy prandaj keni detyre t’i përgjigjeni shqiptarëve.

    Papandili: Jemi të zhgënjyer me buxhetin sepse është ulur me 3 mln lekë. Sa i përket investimeve nuk po zgjatem shumë në shifra si jurist që jam po ju paraqes disa nga kërkesat e kësaj gjykate të cilat lidhen me godinën se jemi në të njëjtën godinë, se ambientet e amortizuara të Gjykatës Kushtetuese, të goditura për së dyti nga tërmeti. Kemi zyra të plasaritura.  Unë harrova t’ju bëj foto nga zyrat e plasaritura, por ne nje moment tjetër … ne jemi ne nje godine por skemi të njëjtin trajtim. Mendoni kushtet në të cilat kanë filluar punë anëtarët e rinj të gjykatës Kushtetuese. Duke pasur parasysh fluksin e punës, mbledhja e gjyqtareve ka miratuar 72 punonjës të kësaj gjykate. Nuk kam shifër tamam, por diku 110 të dosje. Por në momentin që Gjykata e Lartë të fillojë nga funksionimi mund të bëhet dhe 1010. Do ketë fluks të madh kërkesash dhe për këtë jam i bindur.

    Fino: Nuk thashë që nuk meritoni investime. Unë thashe vetëm shifrat dhe pres analizime. Meritoni investime mbi bazën e analizës. Kur ju jap investime dhe ju nuk bëni asgjë, si institucion s’kam çfarë t’u jap. Kemi një fond 31.5 milionë euro nga buxheti 2020 për Gjykatën Kushtetuse. Projektbuxheti i gjykatës Kushtetuese është në rritje. Ministria e Financave të ka vënë edhe 4 milionë.

  • KLGJ kërkon më shumë fonde/ Reagon Fino: Jemi treguar shumë dorëlëshuar me gjyqësorin, s’plotësohen të gjitha kërkesat

    Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve ka pasur diskutime edhe për buxhetin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

    Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami bëri disa kërkesa për rritje të buxhetit për vitin 2020.

    Kërkojmë 28 mln lekë për të përballuar shpenzimet për fillimin e aktivitetit te godina e re, sistemi audio dhe video dhe gjeneratorët. Kërkojmë të na miratoni 60 mln lekë për shpenzime operative, 40 mln lekë investime për gjykatat dhe 100 mln lekë në investime për menaxhimin elektronik dhe shtesën për KED-në” tha ajo.

    I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Bashkim Fino, i cili deklaroi se  qeveria është treguar dorëlëshuar me gjyqësorin. “Ngela i befasuar nga ekspozeja shkatërruese e kryetares së KLGj-së, por është buxheti i parë dhe do ta prisja. Bëri një analizë që do ta kisha zili.  Qeveria e madhe është treguar koherente dhe dorëlëshuar në të gjitha shifrat që do të them më poshtë. Nuk mund të plotësohen të gjitha kërkesat, por të KLGJ-së janë plotësuar. Afro 50% më shumë do të jetë buxheti se vitin e kaluar. Totali i investime krahasuar me 2019 është 40.7%. Ju keni lekë për t’i harxhuar, 150 mln lekë të reja për dy muajt e fundit, vetëm për shpenzime, se ato janë të shpërndara njëlloj. Gjithashtu u shtohen 100 punonjës” tha Fino.

Shto Koment