Aktualitet

Debate te Komisioni i Medies/ Largohet Fatjona Dhimitri: Bojkoti deri në tërheqjen e dy pr.ligjeve për paktën anti-shpifje

Ndërkohë, komisioni po drejtohet nga Nënkryetarja Milva Ekonomi.
Featured image of article: Debate te Komisioni i Medies/ Largohet Fatjona Dhimitri: Bojkoti deri në tërheqjen e dy pr.ligjeve për paktën anti-shpifje Foto nga Komisioni i Medies

TIRANË- Komisioni i Medies është shoqëruar me debate. Kryetarja, Fatjona Dhimitri është larguar, duke bokotuar komisionin, deri në tërheqjen e dy projektligjeve për paketën anti-shpifje.

Ndërkohë, komisioni po drejtohet nga Nënkryetarja Milva Ekonomi, e cila tha se Komisioni do të vijonte detyrën me diskutimet për paketën.

“Vazhdojmë detyrën tonë për diskutimet e paketës. Ky është vendim i Komisionit dhe jo i kryetares”, tha Ekonomi.

“Shpall bojkotin e Komisionit dhe Parlamentit. Bojkoti deri në tërheqjen e dy projektligjeve. I bashkohem protestës së gazetarëve dhe qytetarëve. Këto dy projektligje përbëjnë shkelje të kushtetutës. Vetërregullimi kthehet në ligj, jemi në sistem e censurë”, u shpreh Dhimitri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

Nga ana tjetër, Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projekt-ligjet që janë pjesë e paketës Anti-shpifje.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment