Politike

Debate në Komision për Vettingun në Polici, deputetja Gjebrea: Proces i ngadaltë, merrni masa! Kapaj: Punë voluminoze, kemi pak kohë

Deputetja Elona Gjebrea tha se procesi deri më tani i zhvilluar nga Ministria e Brendshme ishte shumë i ngadaltë. Ana Kapaj, e cila është emëruar në krye të trupës gjykuese që do të bëjë vlerësimin për policët, u shpreh se puna është shumë voluminoze.
Featured image of article: Debate në Komision për Vettingun në Polici, deputetja Gjebrea: Proces i ngadaltë, merrni masa! Kapaj: Punë voluminoze, kemi pak kohë Elona Gjebrea dhe Ana Kapaj

TIRANË– Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për Vettingun në Polici, ku u raportua lidhur me vijimsinë e procesit.

Gjatë mbledhjes, deputetja Elona Gjebrea tha se procesi deri më tani i zhvilluar nga Ministria e Brendshme ishte shumë i ngadaltë. Kjo pasi sipas Gjebreas për 250 drejtues policie që do po i nënshtrohen Vettingut, në vetëm gjashtë muaj është bërë vetëm 20 përqind e punës.

“Çdo insitucion që sjell vonesa në punën e taksave të çdo qytetari duhet të përgjigjet me përgjegjësi,”-tha deputetja.

Ana Kapaj, e cila është emëruar në krye të trupës gjykuese që do të bëjë vlerësimin për policët, u shpreh se puna është shumë voluminoze.

“Nëse do t’i referohemi disa institucioneve me të cilët ne kemi akoma probleme në marrjen e operacionit, si p.sh. janë: Prokuroria e Përgjithshme. Ndërsa me SHISH kemi probleme me leximin e infomacionit. Një punë që ishte menduar të bëhej në një kohë më të gjatë duhet ta bëjmë tashmë për 1 vit. Afati është i ngushtë dhe ne kemi një punë shumë voluminoze,”, tha Kapaj.

Kjo përgjigje duket se sërish nuk e ka kënqur Gjebrean, e cila tha se agjenda duhet menaxhuar më mirë.

“Merrni të gjitha masat për këtë afat që keni, nga ana tjetër në kohë të tillë intesiteti pune nuk duhet konsideruar periudha e pushimeve. Duhet të mirëkuptojmë rëndësinë e procesit. Të mos kemi më surpriza,”- e mbylli Gjebrea.

Vettingu në Polici, vjen pas atij në sistemin e drejtësië. Kapaj do të jetë në krye të pesë komisioneve të vlerësimit të Vettingut.  Komisioni gjithashtu do të përbëhet edhe nga Artur Baku, Marjeta Gjelaj, Sonila Kadareja dhe Viktor Bërdo. I pari që pritet të dalë në seancë dëgjimore pas hetimit të të karrierës, pasurisë dhe integritetit moral është Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu.

Komisioni i Jashtëm i Vlersimit ka punuar këtë periudhë mbi dosjet e 30 gradave të para ku përfshihen drejtuesit e policisë, gardës, drejtorëve të kufirit dhe shërbimeve mbështetëse të policisë së shtetit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment