LIVE UPDATES
Politike

3 Mars 2021, 19:55 Nga DOSJA

TIRANË- Është një ndër gazetarët më me eksperiencë dhe më të njohur në vend. Por njëkohësisht është edhe një prej përjetuesve direkt të të gjithë jetës politike në vend që nga rrëzimi i sistemit komunist e deri më sot.

Blendi Fevziu ishte i ftuari i gazetares Besmira Pelushaj, në një intervistë ndryshe dhe me detaje shumë interesante.

Kur jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, Fevziu, gjatë intervistës për RTV Ora, zgjodhi ato të vitit 2005 si më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në vendin tonë.

Sipas tij, debatet dhe përballja e palëve si dhe përballja e programeve ishin ato që i diferencojnë nga zgjedhjet e tjera.

Pa harruar këtu edhe ato të vitit 1991-1992, të cilat do të hapnin një faqe të re në historinë e Shqipërisë.

Besmira PelushajNëse gjatë fushatave që keni ndjekur si gazetar do të vlerësonit dy, një si më impaktuesen dhe cilësisht më energjiken dhe të anasjelltën e saj, atë më pak aktiven apo me më pak pritshmëri për elektoratin, cilat do të ishin?

Blendi FevziuMeqë është një nga pyetjet më interesante që më kanë bërë. Se nuk më kanë pyetur për një gjë që është një lloj arshive brenda meje. Më lejo të shkoj pak përtej dyshit. Do ti etiketoj dy fushatat më të mira. Por do të doja të kisha një shikim më të gjerë të gjërave. Duhet të ndajmë fushatat e entuziasmit të madh.

Fushata e vitit 1991-1992 kur entuziasmi i publikut, përfshirja e publikut, angazhimi politik i publikut ishte i jashtëzakonshëm. Nuk ishin fushata tipike. Ishin fushata në mungesë të informacionit të plotë se si bëhet një fushatë. Mbaj mend ekspertët e parë amerikanë që kishin ardhur atëherë në Partinë Demokratike, çuditeshin se si nuk kuptonim çfarë ishte fushata. Sepse nuk kishin ekzistuar zgjedhjet për më shumë se 70 vjet. Zgjedhjet e fundit, të lira, siç bëheshin atëherë, ishin në vitin 1923. Prill të vitit 1923 dhe ne rihymë në zgjedhje të reja, të lira, më 31 mars 1991.  Por ishin zgjedhje të një entuziasmi të jashtëzakonshëm kur politikanët tërhiqnin vrulle entuziasmi kudo që shkonin. Takime të mëdha, entuziazëm. Pa dyshim që ishin edhe zgjedhje që ndryshonin kahun historik të vendit. Ndryshonin sistemin. Pra ishin në kushte krejtësisht të tjera.

Nëse më pyet mua personalisht. Me eksperiencën time personale dhe me këndvështrimin mediatik por edhe të ofertës, dy palë zgjedhjet më të mira që Shqipëria ka patur dhe me garë shumë të fortë janë zgjedhjet e vitit 2005 dhe zgjedhjet e vitit 2009. Do veçoja ato të vitit 2005 ku të gjitha parimet mediatike por edhe politike u zbatuan. Debatet e palëve, përballja e palëve, përballja e programeve por nuk ishin zgjedhje që filluan muajin e fundit. Është e çuditshme që sot, dy muaj para zgjedhjeve, në çdo mëngjes ti ke një vështirësi të gjesh një problematikë për të cilën të diskutojnë palët. Ndërkohë që në vitin 2005 debatet fillonin një vit më përpara. Një vit përpara çështjet kryesore të debatit politik në vend, po flas çështje parimore dhe prinicipiale, kishin filluar të diskutoheshin.

Kam përshtypjen, sot, nga analiza që i bëj, kishin avantazhe që vinin nga sistemi. Se njerëzit e ftuar në studio, po aq sa kishin idenë që u vinte nga partia të mesazhit, po aq kishin kujdesin të ishin të pranueshëm dhe të pëlqyeshëm nga publiku që do ti votonte. Se shkonin në përballje të drejtpërdrejtë mazhoritare. Ti nuk mund të bëje thjesht makinën riprodhuese të mesazhit elektoral, që vinte nga ekipi yt elektoral, sepse kur shkoje në publik do lije përshtypjen e një njeriu mekanik që nuk ka mendim të vetin.

Për mua ajo ka qenë fushata më e mirë. Qoftë në nivelin e përfaqësimit, qoftë në nivelin e debatit politik, qoftë në karizmën e liderëve politikë. Ajo ka qenë përplasja më interesante mes Nanos dhe Berishës, të cilët ishin përballur disa herë në 15 vjet. Ishte përmbyllja e një cikli prej një dekade e gjysmë. Dhe kanë qenë zgjedhjet më të mira në Shqipëri.

Po aq interesante kanë qenë edhe zgjedhjet e vitit 2009 kur beteja ishte po aq e fortë. Por ishin zgjedhje me entuziaste, me më shumë reklamë, me më shumë imazh, me më shumë mitingje. Ndërsa zgjedhjet e vitit 2005 ishin me më shumë thelb. Në vitin 2009 nuk ishte ky thelb por pjesa e imazhit të zgjedhjeve ishte shumë më interesante.

Besmira Pelushaj: Po më pak impaktuse?

Blendi Fevziu: Më pak impaktuese janë ato të vitit 2017. Dhe 2019, zgjedhjet lokale. Janë zgjedhje mizerabël, në çdo kuptim.

Marrë nga: Oranews

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi fevziu blendi fevziu

Sondazh

Poll
Politike 3 Mars 2021, 16:35

TIRANË– Ka përfunduar takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, që u zhvillua në selinë e PD-së.Takimi u mbajt në ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni