Aktualitet

DEBAT NË STUDIO/ “Ja ta marr në telefon e të them”, Vasili përplaset me Kojën për vaksinat, ish-ministri nuk ka asnjë shifër, gazetarja e përball me tabelën: I di të gjitha, e doja nga ju

Teksa Vasili kërkoi një shifër konkrete nga ana e Kojës, për numrin e shqiptarëve që pritet të vaksinohen sipas gradës së vulnerabilitetit. Por, ish-ministri i Shëndetësisë nuk kishte asnjë shifër dhe nisi të bënte ironi në studio.
Featured image of article: DEBAT NË STUDIO/ “Ja ta marr në telefon e të them”, Vasili përplaset me Kojën për vaksinat, ish-ministri nuk ka asnjë shifër, gazetarja e përball me tabelën: I di të gjitha, e doja nga ju Eni Vasili dhe Gjergji Koja

TIRANË– Gazetarja Eni Vasili dhe ish-ministri i shëndetësisë Gjergji Koja janë përplasur dhe kanë debatuar ashpër mbrëmjen e sotme për vaksinën anti-Covid që pritet të vijë në Shqipëri.

Teksa Vasili kërkoi një shifër konkrete nga ana e Kojës, për numrin e shqiptarëve që pritet të vaksinohen sipas gradës së vulnerabilitetit. Por, ish-ministri i Shëndetësisë nuk kishte asnjë shifër dhe nisi të bënte ironi në studio.

Sa policë janë? Po ja prit të marr ministrinë në telefon e ta gjej,”- tha Koja.

Si nuk e dini ju se sa mjekë janë, sa mësues janë, sa policë janë, sa shqiptarë presin në radhë për tu vaksinuar mbi moshën 16 vjeç?”– tha Eni Vasili.

Ore ta zbres unë ty sa janë 16 vjeç e poshtë e thjeshtë është, por unë po flas për strtegjinë,”– tha Koja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po çfarë strategjia, mbi të cilat shifra e keni ndërtuar këtë strategji, sa është shifra, nuk keni një shifer…”– vijoi Vasili.

“Nëse ju nuk ju mjafton…”- tha Koja.

“Ja ku e keni tabelën, unë i di të gjitha, e di sa mjekë e mësues e policë janë, e doja nga goja juaj, si e keni bërë strategjinë,”- vijoi Vasili.

“Po ti i paske, ç’a shifrash dashke…”- përfundoi Koja.

Tabela me të dhënat

(f.m/dosja.al)

Shto Koment