Politike

Debat në Berat! Vëzhguesi i PS i drejtohet kandidatit: Do t’ju nxjerr jashtë nëse thyeni sërish etikën

Kandidati i “AOKBPEK” ka debatuar me komisonerët dhe me vëzhguesin e Partisë Socialiste, për shkak se kërkon që fleta e votimit të qëndrojë më gjatë në monitor, me qëllim që sipas tij fleta të lexohet më mirë.

BERAT– Debati numërimi të votave vijon në KZAZ nr.65 në qytetin e Beratit, mirëpo ka pasur debate mes të pranishmëve.

Kandidati i “AOKBPEK” ka debatuar me komisonerët dhe me vëzhguesin e Partisë Socialiste, për shkak se kërkon që fleta e votimit të qëndrojë më gjatë në monitor, me qëllim që sipas tij fleta të lexohet më mirë.


“Unë jam një kandidat që nuk kam fituar, jam një kandidat që kam humbur, por nuk dua të mashtrohem”, ka thënë kandidati i “AOKBPEK”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Debati ka vijuar mes tij, dhe vëzhguesit të PS-së i cili ka bërë thirrje që të ulen tonët në mënyrë që numërimi të vijojë qetësisht. “Po thyet edhe njëherë rregullat etikës do t’ju nxjerr jashtë. Ju lutem zbatoni rregullat e etikës”, u shpreh ai.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment