Politike

Debat i NXEHTË/ Gjoni nuk përmbahet: Braho është kthyer nga çantë e zezë në të bardhë! Deputeti i PS-së: Hyre nga vrima ti more, mua më ka peshuar populli…

VIDEO
Gjoni e cilësoi Brahon si një çantë të zezë, që tashmë është kthyer në ngjyrë të bardhë dhe po ndryshon historinë e Shqipërisë, referuar ndryshimeve në ligjin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Ndërsa Braho iu kthye Gjonit dhe i tha se ai ka hyrë nga vrima si deputet, kurse atë vetë, sipas tij, e ka zgjedhur populli.
Featured image of article: Debat i NXEHTË/ Gjoni nuk përmbahet: Braho është kthyer nga çantë e zezë në të bardhë! Deputeti i PS-së: Hyre nga vrima ti more, mua më ka peshuar populli… Ralf Gjoni dhe Spartak Braho

TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni nuk është përmbajtur sot në seancën plenare të Kuvendit, teksa ka ngritur zërin përballë deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Braho. Gjoni e cilësoi Brahon si një çantë të zezë, që tashmë është kthyer në ngjyrë të bardhë dhe po ndryshon historinë e Shqipërisë, referuar ndryshimeve në ligjin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. 

Ndërsa Braho iu kthye Gjonit dhe i tha se ai ka hyrë nga vrima si deputet, kurse atë vetë, sipas tij, e ka zgjedhur populli.

Pjesë nga debati:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ralf Gjoni: Spartak Braho është një çantë e zezë e kthyer në të bardhë. Nëse Rama ka nevojë për votat, është i gatshëm të ndryshojë historinë. Ju ftoj të konsultohemi….Epo që në 2020 Tak Braho të shkruante historinë e Shqipërisë, s’kishte për të ma marrë mendja. I paparë je ‘Baba Tak’. Sot Spartak Braho shkruan historinë e Shqipërisë. Çfarë po bëni? Historia nuk ndryshohet nga një grup deputetësh. është nën kryesimin tuaj, që pranoni të shqyrtoni një propozim për të ndryshuar historinë. Në nenin 1 të këtij ligji, thuhet periudha e komunizmit është nga 29 nëntori 1944- dhjetor 1990. Si mundet që një grup deputetësh të vendosë si duhet interpretuar historia e Shqipërisë. Nëse nesër Rama ka një interes nesër nga Greqia, i bie që me disa deputetë të ndryshojë historinë dhe të fshijë gjenocidin grek ndaj çamëve. Historia në vende normale, s’po flas për serioze, ndërrohet nëpërmjet komisioneve ndërinstitucionale nëpërmjet kërkimit shkencor. Minimumi të konsultoheshim me akademikë e historinë, me trupa zyrtare të verifikimit. Shqipëria nuk është pronë e pleqve komunistë.

Spartak Braho: Ke hyrë nga vrima si deputet ti more… Kam që në viteti ‘97, 23- 24 vite unë këtu….më ka peshuar populli.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment