Sport

De Paul në Milano?! Udinese: “Ishte në konsullatën argjentinase”…

Drejtuesit e klubit friulian mohojnë arritjen e ndonjë marrëveshjeje me klubet e Milanos, ku është pare futbollisti argjentinas
Featured image of article: De Paul në Milano?! Udinese: “Ishte në konsullatën argjentinase”…

ITALI – Drejtuesit e klubit të Udineses kanë sqaruar, se 26-vjeçari Rodrigo de Paul nuk është duke u shitur as te Milani apo Interi. Argjentinasi është parë të frekuentonte një restorant në Milano, ku sipas “Calciomercato” i përket Javier Zanettit.

Portali në fjalë shkruan gjithashtu, se mesfushori sulmues i krahut mund të lidhet me skuadrat e Milanos, vetëm kur çmimi i tij të jetë rreth 30-35 milionë euro. Por, lajmet për arritjen e një marrëveshjeje për transferim, i ka përgënjeshtruar skuadra e Udineses.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Klubi friulan ka deklaruar përmes një komunikate, se Rodrigo De Paul ishte në konsullatën argjentinase në Milano dhe ishte nën patronazhin zyrtarëve të klubit. Ai ishte për arsye burokratike që lidhen me dokumentacion dhe nuk ka të bëjë me ndonjë transferim apo diçka të tillë.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment