Sport

De Jong: Bëmë ndeshje të mirë, turp që goli ynë u anullua

Frenkie de Jong ka thene se Ajax beri nje shfaqje të mirë, por gjtihashtu ka thënë se VAR-i favorizon ekipet e mëdha në disa raste.
Featured image of article: De Jong: Bëmë ndeshje të mirë, turp që goli ynë u anullua

Mesfushori holandez i Ajaxit, Frenkie de Jong ka thënë bëri një ndeshje të mirë kundër Real Madridit, ku shtoi se VAR-i I favorizon ekipet e mëdha të Europës.

Ajaxi u mposht nga Real Madridi me rezultat 2-1 në shtëpinë e tyre.

Megjithatë, anulimi i një goli të vendasve në minutën e 38-të me anë VAR-it ka shkaktuar polemika të shumta.

UEFA doli me njoftim se goli u anulua me të drejt, ndërsa te klubi holandez janë ende skeptik në lidhje me këtë.

De Jong beson se Ajaxi tregoi mjaftueshëm ndaj Realit, ndërsa për VAR-in mendon se i favorizon klubet e mëdha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Spanjë, ne duhet të luajmë ashtu siç bëmë këtu në shtëpi.

Me guxim dhe bindje, asgjë nuk është vendosur ende, por realiteti është se do të ndjejmë edhe më shumë presion para tifozëve të tyre.

Si ekip, ne bëmë mirë. Është turp që goli ynë u anulua, ndoshta një gjë e tillë bie lehtësisht në favor të klubeve të madha.

Frenkie de Jong, mesfushor i Ajax

Ajax ka një mundësi tjetër për të kaluar në çerekfinale, por që do jetë mjaft e vështirë pasi u duhen dy gola në Bernabeu.

B.N/dosja.al

Shto Koment