Sport

De Biasi në stilin “Mourinho”, parkon autobusin dhe merr 3 pikë përballë Qipros, Ronaldo është fenomen, ja rezultatet e ndeshjeve të tjera

De Biasi duket se ka reflektuar pas asaj humbjeje dhe është rithyer te strategjia e vjetër. Aurobusi i ish-trajnerit të Shqipërisë është parkuar me sukses në Qipro, duke bërë të mundur kështu fitoren
Featured image of article: De Biasi në stilin “Mourinho”, parkon autobusin dhe merr 3 pikë përballë Qipros, Ronaldo është fenomen, ja rezultatet e ndeshjeve të tjera De Biasi

AZERBAJXHAN– Pas atij debutimi për t’u harruar në stolin e Azerbajxhanit, De Biasi i gëzohet fitores së parë. Trajneri Italian ka mposhtur me sukses Qipron në transfertë me shifrat minimale 0-1, duke marrë kështu 3 pikët. De Biasi duket se ka reflektuar pas asaj humbjeje dhe është rithyer te strategjia e vjetër. Aurobusi i ish-trajnerit të Shqipërisë është parkuar me sukses në Qipro, duke bërë të mundur kështu fitoren.

Ndërkohë  Cristiano Ronaldo është thjesht një mit. “Ylli” portugez vazhdon të jetë vendimtar për kombëtaren e tij, pavarësisht se është 35-vjeç. CR7 realizoi dygolësh në fitoren 2-0 të Portugalisë ndaj Suedisë në transfertë, duke kapërcyer një shekull gola me përfaqësuesen.Të parin, pra të 100-in, e realizoi pas ekzekutimit në mënyrë mjeshtërore të goditjes së lirë, në fundin e pjesës së parë, ndërsa të dytin, atë numër 101, në minutën e 72-të, me një finalizim po kaq të bukur nga jashtë zonës, me topin që përfundoi aty ky bashkohet shtylla pingule me atë transversale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në “Stade de France” u zhvillua ndoshta sfida me spektakolare e mbrëmjes, mes vendasve të Francës dhe Kroacisë, që u ritakuan dy vite pas finales së botërorit. “Gjelat”, në fakt, e fituan edhe këtë takim të Nations Leage me rezultatin 4-2. Pas fitores 0-2 ndaj Danimarkës, Belgjika konfirmon formën e mirë edhe ndaj Islandës, të cilën e mposhti thellë 5-1 në sfidën e zhvilluar në Bruksel. Po në Grupin 2 të Ligës A, sfida mes Anglisë dhe Danimarkës, e zhvilluar në Ëembley u mbyll barazim gola

.E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment