Politike

Samiti për Ballkanin perëndimor/ Sassoli: U zhgënjeva që s’u hapën negociatat për Shqipërinë, mblidhemi më 28 janar në Bruksel

Vetë Sassoli është shprehur i zhgënjyer për fakti se nuk janë hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Featured image of article: Samiti për Ballkanin perëndimor/ Sassoli: U zhgënjeva që s’u hapën negociatat për Shqipërinë, mblidhemi më 28 janar në Bruksel David Sassoli
Përditësuar:

BRUKSEL– Samiti për Ballkanin perëndimor do të mbahet më datë 28 janar në Bruksel, ku përfaqësuesit e vendeve të drejtuar nga Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli do të komentojnë perspektivën që kanë vendet e tyre për t’u futur në Europë. Në axhendë janë edhe diskutmet mbi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe zgjerimi i BE-së.

Vetë Sassoli është shprehur i zhgënjyer për fakti se nuk janë hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mezi pres t’u uroj morëseardhjen folësve nga Ballkani Perëndimor në Parlamentin Evropian. Kjo shtëpi ka qenë gjithmonë e përkushtuar në mënyrë të vendosur në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ne ishim shumë të zhgënjyer nga dështimi i Këshillit Evropian për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tetorin e kaluar. Tani është koha të ecim së bashku dhe të vazhdojmë të përparojmë. Parlamentet janë thelbësore në këtë drejtim. Unë e mblodha këtë Samit për ne, për të zhvilluar një strategji për rolin që parlamentet mund të luajnë në drejtimin e axhendës së reformës së BE dhe në dhënien e masave konkrete për të përmbushur aspiratat evropiane të njerëzve të Ballkanit Perëndimor. Jam i bindur se nuk ka kohë dhe vend më të mirë për ta bërë këtë,”- shprehet Sassoli.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment