Politike

Data për Konferencën Ndërqeveritare, Rama: Shpresojmë të ndodhë në fund të këtij viti, por është çështje…

Kryeministri Edi Rama u tha se shpresonte që takimi të bëhej në fund të këtij viti.
Featured image of article: Data për Konferencën Ndërqeveritare, Rama: Shpresojmë të ndodhë në fund të këtij viti, por është çështje… Edi Rama

BERLIN – Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka folur në një intervistë për “Deutsche Ëelle” lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. 

I pyetur se kur do të zhvillohet Konferencës Ndërqeveritare, Rama u tha se shpresonte që takimi të bëhej në fund të këtij viti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Do ta shohim në varësi të vendimit që të do të marrë Këshilli Europian. Po ecim për të hedhur hapat e mëtejshëm. Pavarësisht se çfarë do të vendosë Këshilli Europian, që ne e dimë se varet më shumë nga dinamikat e brendshme sesa nga çfarë bëjmë ne, ne dotë vazhdojmë me vullnet e durim. Shpresojmë të ndodhë në fund të këtij viti. Është çështje që ka bëjë me dinamikat e brendshme në Bashkimin Europian,”-tha Rama. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment