BotaShowbiz

Dasmë me 40 të ftuar, policia prish festën e motrës së Zayn Malik

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se në dasmë ishin rreth 40 persona të ftuar por në qytetin e Bradford-it në dasmë lejohen vetëm 15 veta për shkak të rregullave anti-Covid të vendosura.   
Featured image of article: Dasmë me 40 të ftuar, policia prish festën e motrës së Zayn Malik Pjesë nga ceremonia

ANGLI-Dasma e motrës së ish-yllit të One Direction Zayn Malik, Waliyha Malik është prishur nga policia pasi ka thyer rregullat anti-Covid të vendosura. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se në dasmë ishin rreth 40 persona të ftuar por në qytetin e Bradford-it në dasmë lejohen vetëm 15 veta për shkak të rregullave anti-Covid të vendosura.

Policia u njoftua nga fqinjët për aktivitetin e pa ligjshem që po zhvillohej në atë zonë dhe se në momentin që shkoi në ceremoninë filloi që të vendoste gjoba për të gjithë pjesëmarrësit në dasmë. Ndërkohë që një burim i tha Dailymail se gjobat u vendosën pas orës lokale 18:00 për mos respektim të masave anti-Covid që janë vendosur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Policia ndoqi një adresë menjëherë pas orës 18:00 të shtunën në mbrëmje pas të dhënave se po zhvillohej një festë e madhe.Një grup njerëzish u gjobitën pasi kanë shkelur kufizimet e vendosura anti-Covid,“tha ai.

(I.A/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment