LIVE UPDATES
Aktualitet

Dasmat nuk ndalen mes pandemisë, ahengje deri në 4 ditë. Familjarë dhe pronarë lokalesh korruptojnë policinë

1 Gusht 2020, 09:30 Nga DOSJA

TIRANË– Duke qenë se po përballemi me klime të egër pandemie, dasmat, fejesat apo gostitë ndalohen, por kjo nuk i ka penguar shumë administratorë lokalesh dhe çifte të reja, të ecin përpara me planet e tyre, të shtyrë shpesh edhe nga zakonet shqiptare se data e dasmës nuk shtyhet apo kthehet sepse do t’u sjellë fat të keq të sapo-martuarve. Por kjo nuk do të thotë se të gjithë të sapo-martuarit në këtë periudhë e kanë nisur me “këmbën e mbarë”.

Shumë prej rasteve me Covid-19 të zbuluara kohët e fundit kanë qenë mysafirë nëpër dasma dhe festa të tjera familjare. Njëra prej tyre, një 32 vjecare nga Shkodra ndërroi jetë disa muaj më parë pasi kishte marrë pjesë në një dasmë, ndërsa një 45-vjeçar nga Tirana ndërroi jetë pasi u infektua në një festë në Durrës.

Areti Beruka, drejtuese e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Tiranë i thotë Gazetës “Si” se ka një akt normativ që ndalon edhe dasmat. “Po, janë të ndaluara të gjitha grumbullimet që nga morti, konferencat dhe dasmat. Pra, nuk lejohen më shumë se 10 vetë në ambient të hapur. Dhe i kontrollojmë me Policinë e Shtetit, ndërkohë gjoba është 10 milionë lekë” thekson Beruka.

Megjithatë, as rritja e numrit të të infektuarve dhe as urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë nuk i ka bindur qytetarët të shmangin dasmat dhe ceremonitë e tjera; ata duket se ua “kanë gjetur anën” edhe autoriteteve policore.

Gazeta “Si” mëson se në dasmën e fundit që do të mbahet në një lokalet e zonës së Saukut, i cili i përket një prej të afërmëve të një politikani, familjet e të sapomartuave korruptuan policët e zonës, në mënyrë që të shmangin kontrollet, por edhe të mund të mbanin, ashtu sic e kërkon “zakoni”, aheng në shtëpi për 4 ditë rresht.  Kjo dasmë, mbledh më shumë se 200 të ftuar, (100 në dasmën e nuses të shtunën dhe më shumë 100 në atë të dhëndrit të dielën.

Të dyja do të mbahen në të njëjtin lokal dhe në ambient të mbyllur edhe pse rezorti ofron edhe ambient të hapur. Sigurisht, duke qenë se rrezikon të gjobitet, ai i ka kërkuar dy familjeve të çiftit gati dyfishin e parave për mbajtjen e dasmës atje.)

“Ne do të shpërndajmë maska dhe alkool në fillim të dasmës, çdo tavolinë ka dezinfektues, madje të ftuarit janë të lutur të vendosin doreza kur dalin në valle”, i thotë një prej familjarëve në kushte anonime Gazetës.

“Më kanë kërkuar shumë njerëz ta anuloj, por nuk do ta lë djalin pa dasmë”, shton ai.

Kjo është vetëm një nga shembujt që tregon se dasmat, të cilat ekspertët i kanë cilësuar si bomba epidemiologjike, nuk po mbahen as fshehurazi dhe as në mënyrë të kufizuar.  Edhe pse policia ka ndëshkuar me 10 milionë lekë gjobë disa pronarë lokalesh në Durrës, Lezhe dhe Tiranë, shumë janë mbajtur dhe duket se do të vazhdojnë të mbahen gjatë gushtit dhe më tej.

Dhe kjo është skemë që po përdoret në të gjithë vendin; bashkëpuno me policinë dhe vijo ahengun familjar i qetë.

Pse dasmat janë kaq të rrezikshme dhe përse qytetarët nuk po i binden autoriteteve?

Erion Dasho, ekspert i Shëndetit Publik thotë se të gjitha aktivitetet në mjedise të mbyllura, sidomos ato ku marrin pjesë një numër i madh personash, të cilët për shkak të natyrës që ka dasma nuk mund të respektohet distanca sociale, ka të folur me zë të lartë, të kënduar, përbën një aktivitet me risk të lartë.  Sipas tij, qytetarët nuk po i binden më Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të panikut të krijuar gjatë karantinës, duke bërë që autoritetet të humbin besimin e njerëzve.

“Çështja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe distancimit që është krijuar mes ministrisë dhe qytetarëve, apo e faktit që qytetarët nuk janë bashkëpunues, nuk i respektojnë rekomandimet. Nuk është diçka që ka filluar kohët e fundit. Kjo është krijuar që prej periudhës së karantinës kur Ministria dhe komiteti i ekspertëve, në vend që të përdornin periudhën për të fituar besimin e qytetarit, e përdorën për ta frikësuar qytetarin në mënyrë të pakuptimtë”, shprehet Dasho për Gazetën Si. “Vendosën më tepër se ç’duhej masat e karantinës dhe qytetari sot është mos besues edhe kur merr mesazhe qe janë të drejta, siç është mesazhi për mbajtjen e maskave në mjedise të mbyllura, si i ndalimit te ceremonive apo edhe ruajtja e distancimit social. Të gjitha këto janë masa të drejta të cilat qytetarët duhet t’i zbatojnë duke mbrojtur veten dhe të afërmit”, shprehet ai.

Sipas ekspertit, fatkeqësisht Ministria e Shëndetësisë ende nuk po e kupton se duhet të vendosë partneritet me qytetarin, partneritet që do të duhej të krijohej nëpërmjet një strategjie të qartë komunikimi që nuk vendoset as nëpërmjet masave frikësuese, as nëpërmjet kërcënimeve për gjoba, por nëpërmjet një strategjie komunikimi, bashkëkohore dhe të integruar.

Marrë nga GazetaSI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dasmat koronavirusi ne shqiperi dasmat koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën