Showbiz

“Dashuria nis nga stomaku”, Arbana mëson edhe Eduartin të gatuajë mirë sushi: E di që nuk e beson njeri, por…(FOTO)

E kemi parë shpesh herë Arbanën të gatuaj sushi, dhe me shumë gjasa e ka bërë edhe Eduardin t’i pëlqejë ato.
Featured image of article: “Dashuria nis nga stomaku”, Arbana mëson edhe Eduartin të gatuajë mirë sushi: E di që nuk e beson njeri, por…(FOTO) Eduard Grishaj dhe Arbana Osmani
Përditësuar:

TIRANË- Arbana Osmani dhe partneri i saj kanë qenë gjatë gjithë sezonit veror në qendër të vëmendjes dhe vazhdojnë akoma të përfliten në median rozë pasi edhe vet e pranuan hapur lidhjen e tyre.

Të gjithë tashmë e dimë sesa kuzhiniere e mirë është moderatorja, pasi sëfundmi do të nxjerrë në treg edhe librin e saj të dytë të gatimit, por mesa duket jo vetëm që i ka bërë fotografitë profesionale, por  Eduardi edhe paska mësuar nga puna e Arbanës.

E kemi parë shpesh herë Arbanën të gatuaj sushi, dhe me shumë gjasa e ka bërë edhe Eduardin t’i pëlqejë ato.

Përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit regjizori i njohur ka publikuar një pamje ku  tregon disa sushi, nga ato  që jemi mësuar të na i tregojë edhe Arbana, e krahas fotos ka  shkruar: E di që nuk e beson njeri, por këto sushi i kam gatuar  unë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment