Showbiz

Dashuri apo interes?! Bilionerë dhe të pushtetshëm, njihuni me meshkujt e huaj që ‘u márrosën’ pas bukurosheve shqiptare

Rastësi apo e qëllimshme, njihuni me vajzat e shoëbiz-it shqiptar që zgjodhën partnerë të huaj, manjatë e biznesmenë, për të kaluar jetën.
Featured image of article: Dashuri apo interes?! Bilionerë dhe të pushtetshëm, njihuni me meshkujt e huaj që ‘u márrosën’ pas bukurosheve shqiptare Modelet dhe këngëtaret shqiptare përkrah partnerëve të huaj.
Përditësuar:

Bukuroshet e showbiz-it shqiptar bëjnë një jetë luksi. Të pasurit mirëqenie ekonomike nga ana e partnerit, është tashmë një trend. Në median rozë përflitet për shumë prej tyre, që kanë zgjedhur të shoqërohen me meshkuj nga bota e krimit. Në këtë mënyrë sigurojnë një të ardhme luksi.

Por a ju ka shkuar ndonjëher mendja, se sa shumë modele dhe këngëtare shqiptare kanë zgjedhur si partnerë idealë biznesme, bilionerë dhe njërëz të pushtetshëm, me origjinë të huaj?! Janë plot! Fat ose jo, në një jetë mes gjithë të mirave, më poshtë listojmë vajzat që i rrëmbyen zemrën meshkujve që luksin nuk e kanë aspak problem.

Emina Cunmulaj

Modelja, Emina Cunmulaj me bashkëshortin.

Tashmë prej 10 vitesh modelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj është e martuar me bilionerin iranian, Sam Nazarian. Tashmë nënë e dy vajzave, modelja bukuroshe nuk rreshtet se publikuari foto me bashkëshortin e saj multimilioner, me të cilin bën një jetë ëndrrash.

Prindër të dy vajzave, Emina dhe Sam Nazarian duken në harmoni të plotë së bashku. 45 vjeçari Nazarian është producent i disa fimave dhe sipas të dhënave pasuria e manjatit iranian arrin shifra ‘të frikshme’, prej 1 bilion dollarësh.

Por, pavarësisht se është një ndër femrat e shoëbizit me origjinë shqiptare që ka një ndër meshkujt më të pushtetshëm dhe të pasur, Emina Cunmulaj karakterizohet nga një thjeshtësi dhe çiltërsi për t’u theksuar. Ajo shpesh ka ardhur në ndihmë të shqiptareve, duke kontribuar në fondacione, për të ndihmuar familje të varfra.

AdelinaTahiri

Këngëtarja, Adelina Tahiri me bashkëshortin.

Prej tre vitesh bashkëshortja e një ndër avokatëve më të njohur në Maqedoni, Adelina Tahiri është sulmuar shumë nga publiku i gjerë për shkak të diferencës që ka me partnerin e saj. Serjozha Markov është 53-vjeçari që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares me origjinë nga Kosova.

Avokati më i pasur në Maqedoni i propozoi Adelina Tahirit në një mbrëmje të veçantë në Vjenë, duke i dhuruar një unazë super të shtrenjtë.

Duket se milioneri arriti t’ja rrëmbente vemendjen bukuroshes nga Kosova, që u gjykua pa fund për zgjedhjen e saj. Tashmë prindër të një djali, Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov duken më të dashuruar se kurrë, dhe këngëtarja nuk e ka aspak problem diferencën në moshë, përkundrazi shijon luksin dhe jetën e shtrenjtë që i ofron bashkëshorti i saj, një ndër njerëzit më të pushtetshëm në Maqedoni.

Angela Martini

Modelja, Angela Martini me bashkëshortin.

Bashkëshorti i saj bëri bujë në media për shkak të një skandali që e përfshiu atë në shtetin rumun. Dragos Savulescu është mashkulli që prej vitesh i ka rrëmbyer zemrën modeles më seksi shqiptare. E hijshme dhe provokuese, Angela Martini përtej flirteve me shumë meshkuj në botën e shoëbiz-it, arriti të dashurohej me milionerin rumun.

I divorcuar nga një martesë e mëparshme, Dragos Savulscu është baba i dy vajzave. Njohja me Angela Martinin çoi në një martesë intime të realizuar në Las Vegas. Skandali që shpërtheu në Rumani, ku përflitej për përfshirjen e tij në një dëm financiar miliona eurosh, u përhap me shpejtësi në medie.

Ishte vetë modelja, që zgjodhi të sqaronte gjithçka në lidhje me këtë çeshtje, duke hedhur dritë mbi disa të vërteta dhe duke theksuar se nuk është divorcuar me biznesmenin romun, por vazhdojnë të jenë të dashuruar e pranë njëri-tjetrit.

Afërdita Dreshaj

Modelja, Afërdita Dreshaj me bashkëshortin.

E përfolur gjatë për lidhjen e saj me këngëtarin Shpat Kasapi, Afërdita Dreshaj tashmë jeton e lumtur me milionerin çek, Jakub Kindl. Në një jetë rrethuar nga luksi, sportisti me origjinë të huaj ka gjetur mënyrën për ta bërë të lumtur këngëtaren me origjinë nga Kosova.

Dy vite më parë kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore, ku mblodhën të gjithë njerëzit e afërm. Fill pas kësaj, çifti nisën muajin e mjaltit, në një nga resortet më luksoze në Karaibe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Afërdita Dreshaj nuk rresht së shfaquri momente nga jeta e saj e vrullshme, mbushur me udhëtime të bukura, ku në të shumtën e rasteve shihet nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, Jakub Kindl.

Genta Ismaili

Këngëtarja, Genta Ismaili me partnerin.

Vetëm pak kohë më parë, Genta Ismaili bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin turk të quajtur Hasan. Prej kohësh, këngëtaren me origjinë nga Kosova nuk e kishim parë të ishte pjesë e projekteve të reja muzikore, por mesa duket, Genta Ismaili paska qenë e zënë, duke shijuar romancën pasionante me manjatin turk.

Pak ditë më parë, Genta mori dhuratën super luksoze nga i dashuri i saj milioner. Një makinë të markës “Range Rover” dhe një tufë me trëndafila të kuq ishin surpriza që këngëtarja e ndau me shpejtësi në rrjete sociale.

Anjeza Shahini

Këngëtarja, Anjeza Shahini me bashkëshortin.

Braktisi karrierën dhe u zhvendos në Mbretëri të Bashkuar, për shkak të romancës me diplomatin anglez. Anjeza Shahini, këngëtarja që famën e saj e mori në spektaklin e shumë viteve më parë “Ethet e të premtes mbrëma”, është tashmë nënë e një vajze dhe bashkëshorte e lumtur.

Pas martesës me diplomatin anglez Paul Edëard Conolly, Anjeza Shahini braktisi Shqipërinë dhe karrierën e saj muzikore, duke iu përkushtuar tërësisht familjes së saj në Londër.

Ajo kthehet shpesh në atdhe për ta takuar prindërit e saj, por vazhdon bashkëjetesën me diplomatin anglez, duke qëndruar jashtë vëmendjes së publikut.

Linda Halimi

Këngëtarja, Linda Halimi me bashkëshortin.

Prej 8 vitesh e martuar me reperin amerikan, Linda Halimi u përball që në fillimet e njohjes me partnerin e saj, me një serë komentesh paragjykuese, kjo për shkak të faktit se bashkëshorti i saj është me ngjyrë.

Megjithatë, këngëtarja lidhi historinë e saj të dashurisë me reperin Davon Edwards në martesë, duke sjellë në jetë dhe një vajzë. Prej kohësh Linda Halimi jeton në SHBA, dhe pavarësisht se u duk sikur u rikthye në skenë, dhe përflitej për të marrë pjësë në “Kënga Magjike”, këngëtarja u tërhoq në momentet e fundit, duke nxjerrë si shkak angazhimet me të bijën.

Almeda Abazi

Ish-missi, Almeda Abazi me bashkëshortin.

Bukuroshja me origjinë nga Kosova i rrëmbeu zemrën aktorit të famshëm turk, Tolgahan Sayisman. 3 vite më parë ata kurorëzuan historinë e dashurisë në martesë, në një nga resortet luksoze në Los Angelos, në 25-vjetorin e ish-Missit.

 

Një martesë kjo që pas dy vitesh solli dhe frytin e dashurisë mes bukuroshes Almeda dhe aktorit të njohur të serialeve turke, Tolgahan.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment