LIVE UPDATES
Art&Argëtim

DASHNORI I HALLIT… (Tregimi i së dielës)

13 Tetor 2019, 14:24 Nga DOSJA
DASHNORI I HALLIT… (Tregimi i së dielës)

Alqi prej vitesh e vuante shumë ditën e fillimit të shkollës. Deri sa u rrit qëndronte te oborri i ndërtesës dykatëshe. Me sytë nga dritaret dhe më ca lot që i mblidheshin,por nuk i rrëshqisnin poshtë. Vërsnikët e tij ngjisnin klasat ai rrinte aty,përballë,pa hyrë brenda. Një herë që guxoi turma e fëmijëve po e shtynte dhe e nxorri jashtë. Iu duk se shkeli në zonë të ndaluar,por qe pushime i madh e përpara e vuri gëzimi i nxënësve.
Alqi nuk kishte si ta kuptonte. Kishte lindur edhe shurdh,edhe memec. Nëna e mësoi qysh javën e parë,por u ngushëllua. Zoti të jep djalë,ta jep të bukur,por pa gojë. Se nuk ka rënë dielli veç për ne,ngushëllohej Asija.

Alqi vërtetë qe i pashëm. Kur u burrërua qysh larg rrezatonte hijeshi. Veçse vajzat e fshatit sa e fshiknin me ca shikime e nga që ai as fliste e as dëgjonte kokën e spërdridhnin drejt djelmoshave të tjerë. Alqit zemra i copëtohej dhe fliste në ëndërr me dëshirat,pasionet,epshet. Sikur të donte t’i hapej dikujt nuk mundej. Vetëm e ëma i kuptonte ca shenja. Por jo të tallazeve të tij. Nëpër vite ai rritej e fshati mpakej. Iknin mesoburra,të rinj. Ajo tokë nuk i mbante dot. Mbase ushqimin ua siguronte,ama jeta sot qe plot kërkesa. E kështu erdhi një ditë që vajzat e nuset e reja ngelën pa një mashkull në fshat. Në fakt jetonte Alqi atje,por atë nuk e llogarisnin. U dukej thjesht si send. Ishte trishtim kur nëpër lagje nuk dukej asnjë djalë. Alqi nuk pati shokë të ngushtë. Por të gjithë e kishin shok. Donin ta merrnin jashtë,madje iku dy muaj në Selanik,por nuk ndriti gjë. Jo se nuk dinte gjuhën, por se nuk dëgjonte çfarë i thonin dhe u trondit kaq shumë sa kur u kthyhe në fshat pandehu se erdhi në parajsë. Kurrë nuk do iki më,i premtoi vetes. Fshati pa djem ngjiste si gjella pa kripë. Delte mbasdite nga qendra e shihte plot vasha të bukura. Burrat e të dashurit u dërgonin rroba e para. Ndaj ato shkëlqenin. Shihnin njëra tjetrën,por u ngelej shikimi dhe te Alqi. Ka sy të bukur,thoshte njëra. Trup atleti,fliste tjetra. Djali nuk kuptonte këtë interes dhe skuqej. Natën u gëzohej shikimeve. Por një mbasdite te dera e shtëpisë iu faneps Vjollca,nusja e Ladit.

-S’kam ku të qaj hallin,-ia nisi ajo- Më duket se Ladi është lidhur me një greçkë. Ka pesë muaj që nuk vjen. Alqi nuk kuptonte gjë. Veç shihte Vjollcën të skuqur. Që ia merrte dorën dhe ia vinte te gjoksi i saj. U tallazit i ziu e humbi. Dukej sikur po fluturonte. Vjollca po e lēmonte në shpatull,në flokë,iu afrua ta puthte e…iku. Vrapoi.
Dy ditë Alqi rrinte në dritare. I dukeshin gjithë vajzat si Vjollca. Kështu pandehu kur iu faneps Drita,goca e Bedriut. Hyri drejt e brenda dhe nuk foli. Iu sul Alqit dhe ia mori frymën bash mbi dysheme. Kur erdhi në vete djali goca e Bedriut kishte veshur fustanin,mbledhur flokët e vrap nga lagjia e lumit.

Por fjala nuk është qumësht ta fusësh në shishe. Eshte gjendje,frymë,zgjidhje,shpresë. Ja,e paskemi një Alq për hallin tonë,i dhanë karar gratë. Nuk e quanin më shurdhi apo memeci. E thirrnin Alqi,me kaq dashuri sikur ai ishte pasioni i tyre i parë.
Alqi shtëpinë e kishte në fund të fshatit. Asnjëherë nuk kishte patur gjallëri ajo rrugë. Ndërsa tani graria e vajzëria lodronin veç atje. Kush qe guximtare e shojti epshin,kush qe e ndrojtur merrte me vete shikimin e tij dhe e fuste poshtë çarçafit.
U përhap një fjalë se ai Alqi shkon me nuset tona,por djemtë e burrat e rinj qeshnin e gajaseshin me këtë “gënjeshtër” të madhe.

Kaluan ca muaj e dashnori I hallit ra në hall. Iu duk turp e pabesi kjo që bënte. Por gratë nuk i linin kohë për autokritikë. I trokisnin kohë e pa kohë sikur të qe mjek urgjence. Në brendësi pati dhe hakmarrje për nënvlerësimin dhe fyrjet nëpër vite. Gjithsesi thelbi i tij ishte drejtësia e virtyti. Ndaj një natë iku nga fshati pa lajmëruar kënd. Mizëria e femrave një javë u rrotulluan te shtëpia e tij. Të shqetësuara nuk po mësonin dot gjë. Deri sa një të djelë mbërriti me taksi në qendër,me kostum. Zbriti bashkë me një vajzë veshur nuse. Ajo po i “fliste” me shenja. Që shurdhe dhe memece, kuptohej.

-Do bëjmë dasëm sot,-tha Asija e ëma. -Ftoj gjithë lagjet. Por fjalën e fundit e dëgjoi veç ajri. Vajzat e nuset e fshatit u tretën në muzgun e vjeshtës. Për to nga sot Alqi u kthyhe sërish në një shurdhmemec të rëndomtë. Shyqyr që është kështu,ruan sekretet si kasafortë banke,u ngushëlluan të djegurat e pasionit e u bënë mjegull,rrëshqitën poshtë luginës…

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur agim xhafka dashnori i hallit agim xhafka dashnori i hallit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni