Rajoni

DASH: Vizita e Pompeo-s, sinjal për mbështetjen e Maqedonisë

Në Maqedoninë e Veriut Pompeo do të zhvillojë takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski ndërsa do të vizitojë edhe një manastir në qytetin e Ohrit.
Featured image of article: DASH: Vizita e Pompeo-s, sinjal për mbështetjen e Maqedonisë Mike Pompeo

MAQEDONIA E VERIUT- Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo javën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi do ta vë theksin tek angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO dhe tek dëshira e Uashingtonit për zgjerimin e aleancës.

Kështu ka deklaruar për Zërin e Amerikës, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, sipas të cilit, vizita do të ishte një sinjal mbështetës për Malin e Zi si vend i ri anëtar dhe për Maqedoninë e Veriut, rruga e së cilës është hapur tashmë për anëtarësim. Ai gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të përqendruara në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është në anën strategjike i rëndësishëm për vizionin e bashkimit, lirisë dhe paqes të Evropës.

Në Maqedoninë e Veriut Pompeo do të zhvillojë takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski ndërsa do të vizitojë edhe një manastir në qytetin e Ohrit. Më herët Departamenti amerikan i Shtetit, njoftoi se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Vizitat janë planifikuar të zhvillohen ne periudhën nga data 1 deri më 6 tetor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Tv Alsat 

(a.m/dosja.al)

Shto Koment