Aktualitet

DASH e futi në listën e zezë pasi i ati iu arrestuar/ Zyrtare! Dokumenti i lirimit nga detyra i zv.ministres Lorena Haxhiu

Lirimi i saj nga detyra është bërë më datë 20 majit të këtij viti dhe është botuar në fletoren zyrtare, dy ditë më pas.
Featured image of article: DASH e futi në listën e zezë pasi i ati iu arrestuar/ Zyrtare! Dokumenti i lirimit nga detyra i zv.ministres Lorena Haxhiu Lorena Haxhiu

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka firmosur lirimin nga detyra të zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu pasi babai i saj u arrestua nga Policia e Shtetit dhe partnerët amerikanë.

Lirimi i saj nga detyra është bërë më datë 20 majit të këtij viti dhe është botuar në fletoren zyrtare, dy ditë më pas.

Dosja.al, raportoi e para se familja e Haxhiut, është futur në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe se i është ndaluar hyrja për në SHBA.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burime ekskluzive për Dosja.al, bëjnë me dije se shkak për këtë gjë është bërë përfshirja e babait të zv/ministres Haxhiu, Eduart Haxhiu, në grupin e strukturuar kriminal, që u shkatërrua para pak ditësh dhe që merrej me falsfikimin e vizave.

Pikërisht 52-vjeçari, Eduart Haxhiu, ka qenë një nga të arrestuarit, dhe pjesë e grupit që kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.

Aktualisht, Haxhiu, banues në Tiranë, është nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pas vënies në pranga në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment