Sport

Darkë për bashkimin e grupit, stafi dhe lojtarët e Interit bëhen një, pritet kthesa ndaj Torinos

Pikërisht për të provuar të rikthejnë qetësinë dhe bashkojnë skuadrën, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mbajnë skuadrën në “Appiano Gentile’ mbrëmjen e djeshme dhe për të darkuar së bashku
Featured image of article: Darkë për bashkimin e grupit, stafi dhe lojtarët e Interit bëhen një, pritet kthesa ndaj Torinos Futbollsitët e Interit

MILANO-Interi do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për t’u përballur me Torinon në një sfidë ku zikaltrit do të synojnë rikthimin te fitorja, që mungon që prej datës 1 korrik, kur mposhtën Brescian me rezultatin e thellë 6-0.Atmosfera në klubin milanez nuk është aspak e qetë, pasi dy ndeshje radhazi pa fitore kanë “turbulluar ujërat” dhe kritikat tani janë drejtuar edhe nga tekniku Conte, ndërsa së fundi edhe mesfushori Marcelo Brozovic është kapur i dehur dhe i është pezulluar patenta.

Pikërisht për të provuar të rikthejnë qetësinë dhe bashkojnë skuadrën, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mbajnë skuadrën në “Appiano Gentile’ mbrëmjen e djeshme dhe për të darkuar së bashku, ndërsa mesfushorit kroat Brozovic i është komunikuar edhe një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e sotme Conte pret një reagim mjaft pozitiv nga të tijtë, për të marrë tre pikët që do ta ngjisnin Interin në vendin e dytë të renditjes me pikë të barabarta me Lazion dhe do objektivi Champions do të ishte thuajse i sigurt edhe matematikisht.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment