Politike

Darkë me pamje nga Akropoli, mediat greke të zhgënjyera nga takimi Rama- Mistotakis: ishte djerrë! Analiza si Rama e ‘mban mirë’ edhe me Erdoganin, lëvizjet e kujdesshme para zgjedhjeve

Pa prodhuar dot lajme, gazetarët grekë janë marrë më shumë me lokacionin e restorantit ku darkuar krerët e qeverive. Sipas mediave greke, restoranti ka pasur pamje nga Akropoli.
Featured image of article: Darkë me pamje nga Akropoli, mediat greke të zhgënjyera nga takimi Rama- Mistotakis: ishte djerrë! Analiza si Rama e ‘mban mirë’ edhe me Erdoganin, lëvizjet e kujdesshme para zgjedhjeve Darka në Athinë

ATHINË– Darka e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij, Kyriakos Mitsotaksis është cilësuar si “djerrë” nga mediat greke. Pa prodhuar dot lajme, gazetarët grekë janë marrë më shumë me lokacionin e restorantit ku darkuar krerët e qeverive. Sipas mediave greke, restoranti ka pasur pamje nga Akropoli.

Ndërsa gjatë bisedës në një moment është folur edhe për pakicën greke në Shqipëri. Të dy kryeministrat kanë rënë dakord se pakicat duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, megjithatë asgjë detaj nuk është bërë me dije nëse është folur lidhur me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë një artikull më të gjatë takimit i ka dedikuar “Polls and politics”. Në një shkrim lidhur me vizitën e Ramës, media greke shkruan: 2021 është një vit zgjedhor për Shqipërinë, dhe ndjenja “patriotike” e shqiptarëve është akoma primare për një politikan që drejton një parti socialiste si Edi Rama. Shtypi shqiptar ka përfituar nga kërkesa e zgjerimit të ujërave territoriale greke në detin Jon dhe e përdori për rikthimin në kujtesë të marrëveshjes së vitit 2009.  Sidoqoftë është e diskutueshme nëse Rama po tenton të dakordësojë për naftën me homologun e tij grek apo nëse po vepron si një lajmëtar në hije i Presidentit Turk Erdogan. Një mundësi tjetër për të interpretuar vizitën e Ramës është udhëzimi i Turqisë për ndonjë marrëveshje të mundshme me Greqinë. Nuk do të ishte për t’u habitur nëse Ankaraja, kërkon që Tirana të këmbëngulë për të mos njohur të drejtën e zgjerimit për të përforcuar rolin e Turqisë. Ajo që është e sigurt është se Rama po përpiqeet të balancojë mbështetjen e Greqisë në negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, si dhe mbështetjen politike dhe financiare të Turqisë në Shqipëri, duke mbajtur të lumtur edhe elektoratin e tij vetëm disa muaj para zgjedhjeve. Pranimi nga njëra anë i 12 miljeve detare si ujëra territoriale dhe këmbëngulja për të reduktuar rëndësinë e ishujve të vegjël, të dyja të kombinuara me kërkesën për ndërmjetësimin e një pale të tretë vendos kryeministrin shqiptar në një pozitë shumë të favorshme, duke mos prishur “qejf” me asnjë palë. 

Pas një vizite 1-ditore në Turqi, ku takoi presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama shkoi dje në Greqi, ku ka zhvilluar një vizitë dy ditore. Heqja e ligjit të luftës, ndarja e kufijve detarë dhe zgjerimi me 12 milje i Greqisë në Jon, dhe çështjet e tjera të të kaluarës, janë në “sitën” e çështjeve që duhet të marrin zgjidhje mes palëve. Ndërsa sot, në konferencën e The Economist, Rama foli për Ballkanin dhe për BE, e po ashtu edhe për ndikimin e Erdogan në Shqipëri. Referuar akuzave të Dora Bakojanis, se ka qenë Erdogan ai që solli rrëzimin e Marrëveshjes së 2009 në Kushtetuese, Rama tha se nuk e njihte asokohe presidentin, dhe se ai nuk ka patur rol në zhvillimet e asaj kohe për Detin.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment