Aktualitet

Darkë me karkaleca dhe verë të bardhë/ Media gjermane “Bild” bën bashkë politikanët dhe biznesmenët, mes tyre Rama, presidenti i Ukrainës shkrin së qeshuri VIP-at (FOTO)

Media gjermane “BILD” bën bashkë VIP-at dhe politikanët. Mes tyre është edhe kryeministri Edi Rama.
Featured image of article: Darkë me karkaleca dhe verë të bardhë/ Media gjermane “Bild” bën bashkë politikanët dhe biznesmenët, mes tyre Rama, presidenti i Ukrainës shkrin së qeshuri VIP-at (FOTO) Drejtori i Përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg, CEO i Axel Springer, Mathias Döpfner, Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, Presidenti i Ukrainës, Wolodymyr Selenski, Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz

Gjermani- Media gjermane “BILD”  ka mbledhur në një darkë tradicionale  politikanë, personazhe “VIP”,  pas Konferencës së Sigurisë së Mynihut, ku mes tyre ishte i ftuar edhe Kryeministri Edi Rama. Media gjermane ka përshkruar darkën, që sipas saj ka qenë me karkaleca, midhje dhe verë të bardhë. Nuk kanë munguar edhe shakatë mes tyre. Një nga ata që ka shkrirë së qeshuri të pranishmit ka qenë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa tregonte për kostumet e tij.

Vitali Klitschko (majtas) me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Wadym Pristajko

Shkrimi i plotë i BILD:

Birrë e shërbyer në gota të akullta prej guri, rafte me midhje, kërmij, karkaleca e verë të bardhë, dhe shumë kohë për biseda personale midis CEO-ve, kryeministrave, ministrave, presidentëve të shteteve. Kjo ishte ‘Ushqim deti dhe Siguri’, darka tradicionale e ‘BILD’ për konferencën e sigurisë së Mynihut në restorantin e ndriçuar nga shandanët, ‘Chez Fritz’. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri shaka në lidhje me kostumet e tij:‘Herën e parë që kisha kostum ishte gjatë pagëzimit, të dytin për martesë dhe kisha menduar se kostumin e tretë do e kisha në varrimin tim, por tani më duhet t’i mbaj veshur këto gjëra të mallkuara çdo ditë’. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ishte bashkë me bashkëshorten e tij, Sekretari amerikan i Energjisë, Dan Brouillette, rrëfeu sesi në vitet ’80 kishte qenë ushtar në pikën e kontrollit Charlie në Berlin. Gjeniu i Facebook, Mark Zuckerberg, kërkonte patjetër të bisedonte me shefin e Volkswagen, Herbert Diess.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo me shefin e BILD dhe pritësin Julian Reichelt (majtas)

Të ftuar të tjerë: Bosi i Mercedes-Benz, Ola Källenius, CEO i Lufthansa-s, Carsten Spohr, moderatorja Anna von Bayern, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ardhmja e CDU-së, Jens Spahn, ministri i Transportit, Andreas Scheuer, Gjenerali i SPD-së, Lars Klingbeil dhe udhëheqësi i grupit rajonal të CSU-së, Alexander Dobrindt. Bashkëpritës dhe përfaqësues i BILD-it, Paul Ronzheimer: ‘Ushqim deti dhe siguri’ do të thotë që në një atmosferë të relaksuar ka mëshumë biseda të hapura për politikën e jashtme sesa kudo tjetër.

Ambasadori amerikan Richard Grenell (djathtas) me Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo (majtas) dhe David
Presidenti i Ukrainës Wolodymyr Selenski, Ceo i Lufthansa, Carsten Spohr, CEO i VW Herbert Diess dhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg

Burimi: Bild

J.V/Dosja.al 

Shto Koment