PolitikeRajoni

Darka në shtëpinë e Thaçit, Baton Haxhiu tregon detajet: U shkrinë akujt mes liderave Kosovarë

Analisti Baton Haxhiu ka përshkruar darkën e mbajtur në shtëpinë e presidentit të Kosovës, Thaç si një ndihmë për ndërtimin e njëmarrëdhënie të mirë mes liderave kosovarë.
Featured image of article: Darka në shtëpinë e Thaçit, Baton Haxhiu tregon detajet: U shkrinë akujt mes liderave Kosovarë Analisti Baton Haxhiu dhe të ftuarit për darkë në shtëpinë e Thaçit

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinon” ka përshkruar sipas këndvëshrimit të tij darkën e mbajtur në shtëpinë e presidentit Hashim Thaçi, ku ishin të ftuar kryeministri i Kosovës Haradinaj, Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli, Zëvendëskryministri Limaj dhe Kryeministri i Shqipërisë, Rama.

Edhe pse nuk ishte i pranishëm, Haxhiu është shprehur se sipas mendimit të tij,  kjo darkë ka shërbyer për të shkrirë akujt mes Thaçit dhe Haradinajt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Një akull i shkrirë mes Kryeministrit dhe presidentit, një mendjehapje e Kryeministrit shqiptar për renditjen e problemeve, një fjalim shumë direkt i zotit Veseli e sidomos duke sqaruar marrëdhëniet e Kryeministrit dhe Presidentit dhe natyrisht një miqësi. Mund të themi me pak fjalë si dukej. Më shumë një marrëdhënie për të ndërtuar një mirësi mes liderave në Kosovë. Rama po tregon aftësinë e momentit për t’i lënë përplasjet publike shumë herë të panevojshme, për të bashkrenduar çfarë do ndodhë në muajt e ardhshëm,”– u shpreh analisti.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment