PolitikeRajoni

Darka në shtëpinë e Thaçit, Albin Kurti: Menaxhim interesash brenda qeveritare

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti është shprehur se nuk mund të ketë bashkim të Kosovës me Shqipërinë nëse kjo përpiqet të ndërmjetësohet me pazaret me Serbinë.
Featured image of article: Darka në shtëpinë e Thaçit, Albin Kurti: Menaxhim interesash brenda qeveritare Darka në shtëpinë e Thaçit dhe Albin Kurti

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka komentuar darkën e shtruar në shtëpinë e presidentit Kosovar Hashim Thaç, ku të ftuar ishin, kryeministri i Kosovës Haradinaj, Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli, Zëvendëskryministri Limaj dhe Kryeministri i Shqipërisë, Rama. I ftuar në “A shoë”, Kurti tha se ngjan më shumë si një menaxhim interesash brenda qeveritare se sa ndonjë përndritje për vizion në bashkimin kombëtar.

“Besoj që kjo nuk është as darka e parë as e fundit e tyre, nuk di çfarë kanë pasur në menu, mirëpo bashkimi kombëtar nuk bëhet në zyra e shtëpi private, por në shesh e institucione publike, duke rritur ekonomitë tona, duke njehsuar tregun, duke harmonizuar politikat e jashtme dhe të mbrojtjes. Darka e mbrëmshme më shumë menaxhim interesash brenda qeveritare se sa ndonjë përndritje për vizion në bashkimin kombëtar. Nuk mund të ketë bashkim të Kosovës me Shqipërinë nëse kjo përpiqet të ndërmjetësohet me pazaret me Serbinë”,- u shpreh Kurti.

I pyetur nëse ka mundësi që ky bashkim të jetë bërë për të ndryshuar qëndrimin e kryeministrit Haradinaj për taksën dhe marrëveshjen me Serbinë, kreu I Vetëvendosjes tha: Ka mundësi. Por nuk duhet të harrojmë origjinën e kërkesës. Ajo vjen nga Vuçiç. Edhe SHBA dhe BE na kërkojnë çfarë iu ka kërkuar Vuçiç. Ne atyre duhet t’ju përgjigjemi me kërkesat tona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej Kurti tha se e mbështet taksën dhe se sipas tij, kryeministri Haradinaj bën mirë të mos e heqë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment