Politike

Darka Mitsotakis-Rama/ Zyra e kryeministrit grek zbardh diskutimet: Ranë dakord për të zgjidhur çështjet e ngelura pezull në të kaluarën

Mësohet se gjatë takimit dy kryeministrit kanë diskutuar për çështjen e integrimit, minoritetin grek në Shqipëri dhe për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Po kështu ata kanë rënë dakord për të zgjidhur çështjet e ngelura pezull në të kaluarën.
Featured image of article: Darka Mitsotakis-Rama/ Zyra e kryeministrit grek zbardh diskutimet: Ranë dakord për të zgjidhur çështjet e ngelura pezull në të kaluarën Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

GREQI- Zyra e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka zbardhur disktumet në takimin e kreut të qeverisë greke dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Në njoftim thuhet se kryeministrat patën mundësinë për të diskutuar rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike, minoritetin grek në Shqipëri dhe për integrimin e shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Zyra e kryeministrit Mitsotakis thekson se dy kryeministrat ranë dakord që të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën.

Po kështu, burimet qeveritare thanë se të dy kryeministrat patën mundësinë për të diskutuar dhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë, të cilën Greqia e ka mbështetur me kalimin e kohës, duke respektuar gjithnjë kushtin e vendosur nga Këshilli Evropian. Ata shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin brenda NATO-s.

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi. Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, bën të ditur zyra e kryeministrit Mitsotakis.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama ndodhet në Greqi, pasi mori pjesë në konferencën e “The Economist”. Kryeministri darkoi mbrëmjen e djeshme me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Ka qënë vetë Rama ai që ka postuar foto dhe video nga darka, ku është shfaqur i buzëqeshur krah homologut grek. Në këtë takim Rama shoqërohej nga këshilltari i tij për mediat, Endri Fuga.

Burimi: protothema.gr

J.V/Dosja.al 

Shto Koment