Politike

Darka luksoze në Dubai, Kim Mehmeti: Pushtetarëve të ‘Rilindjes’ ua kontrollon stomaku, trurin

Mehmeti shkruan se darkat e drekat e dhëna nga princi arab, jepen në nder të popullit e jo të pushtetarëve.
Featured image of article: Darka luksoze në Dubai, Kim Mehmeti: Pushtetarëve të ‘Rilindjes’ ua kontrollon stomaku, trurin Edi Rama, darka dhe Kim Mehmeti

TIRANE– Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar darkën e ministrave të qeverisë Rama me biznesmenin Samir Mane në Dubai. Në një shkrim në rrjetet sociale, Mehmeti thotë se pushtetarët e harrojnë popullin që i “ushqen” dhe sulet në mish të pjekur. Ai shkruan se darkat e drekat e dhëna nga princi arab, jepen në nder të popullit e jo të pushtetarëve.

KOMENTI I PLOTË I KIM MEHMETIT:

Mediat raportojnë për ahengun e qeveritarëve të ‘Rilindjes’ të shtruar në Dubai. Çfarë paturpësie dhe pandjeshmërie e pushtetarëve të cilët posa e ndiejnë  erën e mishit të pjekur, e harrojnë popullin që i ushqen, popullin që sot ‘mbytet’ nga rreshjet dhe dridhet nga i ftohti. E në ndërkohë thonë se drekën ua paska paguar ndonjë princ arab?!

 Me çka tregojnë sa nuk e kanë kuptuar se edhe si mysafir të cilitdo mbreti, darkat e drekat u shtrohen për nderë të popullit e shtetit që përfaqësojnë, andaj nuk u ka hije të sillen si njerëz perverzë të cilëve nuk ua kontrollon truri barkun, por stomaku trurin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po pra, sido që ta marrësh darka e pushtetarëve shqiptarë në Dubai shpalos dukjen e burrështetasve që nuk e kanë të zbrazur barkun, po trurin, gjë që i bënë të mos kenë turp e të jenë të pandjeshëm ndaj popullit që ua mundëson gjitha ato privilegje.

Dosja.al publikoi dje e para pamjet e darkës luksoze në restorantit e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret në Dubai, ku ministrat Arben Ahmetaj, Belinda Balluku bashkë me Arbjan Maznikun dhe Endri Fugën po darkonin me milionerin shqiptar Samir Mane.

Qeveria sqaroi se darka ishte shtruar nga investitorët arab, por rrjeti i ka “kryqëzuar” ministrat e Ramës që në kohën kur vendi është nën ujë, zgjedhin të darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjta në botë. Kryeministri i mori në mbrojtje vartësit e tij, duke thënë se nuk është paguar asgjë cent nga taksat e shqiptarëve.

(F.g/dosja.al)

2 Komente në “Darka luksoze në Dubai, Kim Mehmeti: Pushtetarëve të ‘Rilindjes’ ua kontrollon stomaku, trurin

  1. Po mirë more idjot, pa ngrënë do rrinë ata nga që bie shi këtu?
    Na trego si do veproje ti nëse do ishje anëtar i delegacionit në Dubai.

    • Po të ishte Kimi nuk do ti kontrollonte gjë stomaku, se nuk ka tru ai për të kontrolluar. Ka vetëm tul në kokë.

Shto Koment