
Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama ka darkuar me disa nga figurat kryesore të politikës në Kosovë. (Lexo këtu)
Të qeshur janë shfaqur në foto kryeministri Edi Rama, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin. Mësohet se ata kanë darkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit. Ende nuk dihen detaje nga ky takim dhe se çfarë u diskutua në të por duhet të themi se çështja kryesore tani në Kosovë është ajo e kufinjve me Serbinë.
Por në lidhje me këtë takim ka reaguar gazetari Berat Buzhala i cili me ironi ngre pyetjen: Ku është Batoni këtu?
Sipas tij gjithë takimi ka pasur vetëm një motiv që të mashtrojnë Haradinajn dhe pastaj të vazhdohet me copëtimin e Kosovës.
“Ne fakt po befasohna vec me nje gje: Ku eshte Batoni ketu? Me gjase kjo karriga e thate eshte e Endriti, djalit te Hashes.
Nejse, ketu e gjithe neja e ka pase vec nje qellim dhe nje motiv: Qysh me e mashtru Ramushin, i cili deri me tash po jau prishe planet e coptimit te Kosoves.”, shprehet ai.
J.V/Dosja.al