Politike

Darka e Dubait, Kryemadhi: Nuk u sulmua askush, duhej sqarimi i pozicioneve të pjesëmarrësve, a udhëtuan në një avion

E ftuar në '5 pyetjet nga Babaramo', Kryemadhi tha se askush nuk sulmoi askënd por që duhej bërë një deklaratë zyrtare që të sqarohej pozicioni i të gjithë pjesëmarrësve në tavolinë. Ajo shtoi se duhej sqaruar motivi dhe nëse të gjithë bashkë kanë udhëtuar në një avion, apo janë takuar rastësisht atje.
Featured image of article: Darka e Dubait, Kryemadhi: Nuk u sulmua askush, duhej sqarimi i pozicioneve të pjesëmarrësve, a udhëtuan në një avion

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar edhe darkën lukzose të anëtarëve të kabinetit të qeverisë Rama tek Nusreti, një prej restoranteve më të shtrenjtë në botë.

E ftuar në ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Kryemadhi tha se askush nuk sulmoi askënd por që duhej bërë një deklaratë zyrtare që të sqarohej pozicioni i të gjithë pjesëmarrësve në tavolinë. Ajo shtoi se duhej sqaruar motivi dhe nëse të gjithë bashkë kanë udhëtuar në një avion, apo janë takuar rastësisht atje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk mendoj se u sulmuan se po hanin një darkë por mendoj që njerëzit u habitën nga miksimi i tavolinës. Dhe kjo është ajo që të bën më shumë përshtypje. Do ishte shumë më e ndershme që të ishte një deklaratë zyrtare ku mund të thonin që ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës së bashku me ministrin për rindërtimin, së bashku dhe me disa biznesmenë shqiptare ku të ishte prezente dhe lista e biznesmenëve ta bënin shumë të qartë që ne kemi vajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe për të bërë një bashkëpunim për portin e Durrësit. Për të dhënë me koncesion portin e Durrësit këtij biznesmenit shqiptar apo këtij grup biznesmenësh shqiptar të cilët do ta marrin dhe do ta vjelin portin e Durrësit. Unë mendoj se kjo do ishte shumë më e ndershme për një sqarim në qoftë se ata kanë udhëtuar me të njëjtin avion,”- tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment