Jete & StilKuriozitete

Danimarka blen për 1,6 milionë dollarë, elefantët e cirqeve në vend, vetëm për ti lënë ata të lirë

Në fillim të këtij viti, Anglia, Hawai  dhe New Jersey miratuan ligjin ku ndalonin në mënyrë kategorike performimin e kafshëve egzotike në cirqet e vendeve të tyre.
Featured image of article: Danimarka blen për 1,6 milionë dollarë, elefantët e cirqeve në vend, vetëm për ti lënë ata të lirë
Përditësuar:

DANIMARK-  Qeveria e Danimarkës, po përgatitet për të nxjerrë ligjin e ri, i cili ndalon përdorimin e kafshëve të egra apo egzotike, për të performuar në cirqet e vendit.

Deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të këtij ligji, Danimarka ka vendosur të blejë të tërë elefantët e mbetur në 4 cirqet në vend, në mënyrë që ti lejojë ata ti kalojnë vitet e fundit të jetës së tyre, të lirë dhe në paqe.

Danimarka shpenzoi 1,6 milionë dollarë për blerjen e elefantëve.

Por ajo nuk është shteti i vetëm  suportues ndaj kafshëve, pasi në fillim të këtij viti, Anglia, Hawai  dhe New Jersey miratuan ligjin ku ndalonin në mënyrë kategorike performimin e kafshëve egzotike në cirqet e vendeve të tyre.

Burimi :Science Astronomy

E.C/Dosja.al

Shto Koment