Politike

DASMAT E POLITIKANËVE- Festa “labçe” e Saimir Tahirit, martesa e dytë e Nanos dhe Ramës, Basha një dhëndër modern/ Si i dhanë fund beqarisë “kokat e shtetit”, cilat ishin nuset ministre që thyenë tabutë

DOSJA
Disa kanë zgjedhur dasma tradicionale, disa janë kthyer pas në kohë me stilin e tyre, ndërsa të tjerë kanë thyer tabu, duke u paraqitur krejt ndryshe.
Featured image of article: DASMAT E POLITIKANËVE- Festa “labçe” e Saimir Tahirit, martesa e dytë e Nanos dhe Ramës, Basha një dhëndër modern/ Si i dhanë fund beqarisë “kokat e shtetit”, cilat ishin nuset ministre që thyenë tabutë Dasmat e politikanëve

TIRANË– Dita e dasmës është padyshim një nga më të lumturat. Sigurisht që nga kjo lumturi nuk e kanë privuar veten nga politikanët, të cilët me miq e shokë kanë festuar lidhjen e kurorës me njeriun e zemrës. Disa kanë zgjedhur dasma tradicionale, disa janë kthyer pas në kohë me stilin e tyre, ndërsa të tjerë kanë thyer tabu, duke u paraqitur krejt ndryshe.

DASMAT MË TË BUJSHME TË POLITIKANËVE:

Fatos dhe Xhoana Nano

Dasma më e komentuar ndonjëherë në Shqipëri, ajo e Xhoana dhe Fatos Nanos u mbajt më 8-9 nëntor 2002, në Golem të Durrësit. Ndoshta dhe prej 21 viteve diferencë të çfiti… Megjithatë përtej paragjykimeve dhe fjalëve, nusja mori gjithë vëmendjen. Vetëm 29 vjeç, Xhoana po martohej me kryeministrin e vendit, por nuk ishte një nuse tradicionale. Ajo theu të gjithë tabutë duke veshur një fustan të gjatë të zi por edhe një ngjyrë pjepri. Megjithatë në ceremoninë kishtare “rezervoi” atë të bardhin, të cilin e ka ëndërr çdo vajzë. Më një model të thjeshtë flokësh duke i dhënë përparësi bizhuve, Xhoana u kthye në nusen me “in” të kohës, duke u kthyer edhe në frymëzim për të tjerat. Në vitet 2000, nuset përveç fustanit të bardhë, kishin edhe një me ngjyrë, për t’i ngjarë Xhoanës.  

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama lidhi kurorë me bashkëshorten e tij, Linda më 25 tetor 2010. Në sy të djalit dhe vajzës, Greg dhe Rea, çifti mblodhi bashkë miq e kolegë për të festuar lidhjen e kurorës. Linda, zgjodhi të mos e vishte fustanin e bardhë por qëndroi tek ngjyra e argjendë, ndërsa Rama u tha “jo” preferencave, duke qëndruar tek kostumi i zi klasik.

Lulzim Basha

Dasma e Lulzim Bashës

Ndoshta nuk do ta njihni por fotoja e mëposhtme është shkëputur nga dasma e Lulzim Bashës. I martuar më Bashkinë që pas disa vitesh do ta drejtonte, Basha duket se ka sy vetëm për Aurelën. Sigurisht që nuk mund të mos bjerë në sy edhe detaji me shoqërueset e nuses, të cilat pozojnë për kamerën.

Saimir Tahiri

Nëse dasma e Saimir Tahirit do të përshkruhet me një fjalë, ajo do të ishte: popullore. Me Lindën në krah, Tahiri pret të gjithë kolegët e tij. Ndërsa tutje dallohet edhe një person i veshur me rroba tradicionale (sigurisht fustanella labe), që nderon miqtë. Pas dasmës janë publikuar edhe foto nga celebrimi në Bashki, i bërë nga kryebashkiaku i asokohe, Edi Rama.

Erion Veliaj

Padyshim e komentuar, por po aq madhështore. Për kurorëzimin e tij me Ajola Xoxën në vitin 2014, Veliaj mori “hua” kalanë e Gjirokastrës. Brenda dasmës nuk u lejuan mediat por foto dhe pamje “rrodhën” në media për të bërë gurgulenë në vend. Pikëpyetje u ngritën lidhur me të ardhurat e dasmës, të cilave iu përgjigj se e kishte organizuar me kursimet e mamasë ndër vite.

Jorida Tabaku

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në kohën kur është martuar ka qenë nënkryetare e bashkisë. Ish-deputetja Jorida Tabaku dhe Saimir Sallaku lidhën martesë në Bashki, ndërsa tanimë të dy janë prindër të 3 fëmijëve.

Dasma e Jorida Tabakut

Elisa Spiropali

E frymëzuar nga vitet ‘20, Elisa Spiropali u martua me Salarjon Totajn. Në një dasmë të vogël me jo më shumë se 100 të ftuar, Elisa lidhi kurorë me babain e dy fëmijëve të saj.

Olta Xhaçka

Të dy deputetë, Olta Xhaçka dhe Artan Gaci lidhën kurorë në vitin 2014 në kalanë e Petrelës. Të pranishëm kanë qënë edhe Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten Linda, por nuk mungonin as ministra dhe deputetë. Megjithatë më shumë se nusja, vëmendjen tek dasma e çiftit e mori torta.

Erisa Xhixho

Në vitin 2014 ka lidhur kurorë edhe Erisa Xhixho me Enea Nuredinin pas 7 vitesh bashkë. Të dy kishin zgjedhur një dasmë të qetë, romantike buzë detit. Por ajo ditë ishte e veçantë dyfish për Xhixhon pasi para pak kohësh ishte emëruar zv.ministre e Intregrimit.

Klajda Gjosha

Nën tingujt e pianos dhe formulës së martesës lexuar nga e motra e saj, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha vulosi me martesë dashurinë 15-vjeçare me Adrian Gjonin. Ceremonia u mbajt në Pezë, ku nusja me fustan të bardhë shkëlqente mes 350 të ftuarve.

Besa Shahini

Ministria e Arsimit Besa Shahini i ka dhënë fund beqarisë vitin e shkuar me deputetin nga Kosova, Dardan Molliqaj. E veshur me një fustan krem, Besa dhe Dardani bënë celebrimin në Prishtinë. Ndërsa “dasma” u kufizua vetëm në një natë jashtë me miqtë, ku nga Shqipëria si ‘delegat’ shkoi vetëm ministri Gent Cakaj.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment