Politike

Damian Gjiknuri zbardh prapaskenat, flet për një takim mes Ramës dhe Bashës

I ftuar në studion e “AbcNews”, me Mirela Milorin, Gjiknuri tha se normalisht do vijë një ditë kur palët do ët ulen në tavoline, por sipas tij, Bash aka komplekse për çështje të brendshme.
Featured image of article: Damian Gjiknuri zbardh prapaskenat, flet për një takim mes Ramës dhe Bashës Damian Gjiknuri, Edi Rama dhe Lulzim Basha

TIRANË– Damian Gjiknuri nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi mes kryeopozitarit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. I ftuar në studion e “AbcNews”, me Mirela Milorin, Gjiknuri tha se normalisht do vijë një ditë kur palët do ët ulen në tavoline, por sipas tij, Bash aka komplekse për çështje të brendshme.

Pjesë nga intervista në studio:

Ne jemi të hapur për ta parë. Problemi është se cfarë sistemi do zgjedhim. Kështu themi e ka fajin sitemi. Po cfarë sistemi do zgjedhim, se të gjithë mund të ketë një ide për sistem. Po këta kryetarë do hedhin firmat edhe në listat e hapura. Unë jam i tërhequr, mendimi im personal mendoj që koalicionet duhet të hiqen. Partitë të garojnë pa koalicion, të marrin hiset e tyre dhe pastaj të vendoset për koalicion.

Flitet që produkti i kësaj tryeze sot do aplikohet në zgejdhjet më të afërta dhe flitet që do ketë zgjedhje të afërta, apo ky produkt do jetë për zgjedhjet e 2021?

Ne po i bëjmë kodin për zgjedhjet e 2021. Nuk është çështje e kësaj bisede, nuk ka një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme. Nëse politika vendos, këtë e zgjedh vetëm mazhoranca. Vetë kryeministri Rama ka thënë zgjedhjet janë në 2021, por na takon ne si mazhorancë që të vendosim kur takojnë zgjedhjet e parakohshme

Unë kam pyetur zotin Vasili, të gjithë si opozitë kanë pranuar të ulen në tryezë me ju, përvec akuzës Rama ik, të largohet Gjiknuri, ju vetë si ndiheni?

Unë vetëm jam mësuar me akuza. Nuk është gjë e mirë. Akuza politike ka mbi çdo politikan. Më gjej një që nuk është i akuzuar. Në rastin tim, nuk kam akuzë penale, nëse fjala tërmet përbën vepër penale. Këtu fatkeqësisht ndodhi edhe tërmeti natyror. Mua nuk më bën përshtypje, jam i gatshëm të ndërtoj ura kompromisi. Kam dëshirë të punoj me të gjithë kolegët, pavarësisht akuzave politike.

Ka kundërshtarë dhe skeptikë të kësaj tryeze si zonja Topalli, e kanë me Bashën, mendojnë se është një pakt Rama- Basha…

Shumë aktorë edhe brenda së djathtës duan të kompleksojnë Bashën. Ne mbajmë mend që shumë njerëz kritikuan Ramën për marrëveshjen me Berishën. PD e ngriti shumë stekën, tha fjalën e fundit dhe për këtë arsye pritshmëria ka qenë e lartë. Nga pikëpamja është luftë e brendshme, dhe përdorimi i emrit tim është për të kompleksuar Lulzim Bashën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ju keni tënë në fillim se jeni i gatshëm edhe nga pozicioni juaj? Por keni qenë i qetë dhe keni thënë përmes tryezës do kalojë?

Unë i besoj logjikës politike. Janë ulur palë që kanë qenë në luftë me njëri-tjetrin. Unë e bëra atë ofertë, por ata nuk kishin problemin tim, ata nuk njohnin komisionin. Unë isha ai që në këtë periudhë dita të kaloj përtej akuzave. Mua më pëlqen në politikë kompromisi.

Produkti i kësaj tryeze mendoni se do jetë afatgjatë, apo sa për të kaluar krizën?

Nuk mund të parashikoj, e rëndësishme është se po fillon me një hap dialogu. Kemi humbur shumë kohë, duhet ti kthejmë sytë nga e mira publike. Le të fokusohemi te kjo gjë që është shumë e rëndësishme, por mbase kjo do jetë një ogur i mirë.

Mendoni se do ketë një takim Rama-Basha, të këtyre niveleve?

Kryeministri e ka bërë ftesën kur ra tërmeti, do të thotë që ai e ka shtrirë dorën. Zoti Basha ka krijuar një kompleks për çështje të brendshme. Unë mendoj se një të ardhme natyrshëm që do vijë një moment që palët të ulen. Ky vend është shumë i vogël për tu ndarë, dhe duhet të ketë një dialog në nivel edhe më  të madh.

Ditën e sotme u mblodh për herë të parë Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, Gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendimin e parë për përcaktimin e ekspertëve të jashtëm. Këshilli ka vendosur që të caktojë gjashtë ekspertë ligjorë për reformën zgjedhore, dy do të jenë nga opozita e bashkuar, dy nga komisioni, praktikisht një nga shumica dhe një nga opozita në parlament dhe dy të tjerë që do të jenë të jashtëm nga OSBE-ja.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment