Politike

Damian Gjiknuri në tryezë me PD?/ Flet Lulzim Basha: S’më intereson kë cakton PS për tryezën e Reformës

Për gati dy vite kryedemokrati dhe selia blu e kanë akuzuar Gjiknurin si të implikuarin kryesor në dosjen 184, të përgjimeve në Dibër, ku ish-ministri bisedon me Ymer Lalën, (babain e Reme Lalës), për suksesin e PS në këtë qark.
Featured image of article: Damian Gjiknuri në tryezë me PD?/ Flet Lulzim Basha: S’më intereson kë cakton PS për tryezën e Reformës Lulzim Basha, kryetar i PD

TIRANE- Teksa u pyet nga gazetarët se a do të ulet Lulzim Basha në një tryezë me Damian Gjiknurin, të cilin e ka akuzuar prej gati 2 vitesh se është përfshirë në krim zgjedhor, kryedemokrati duket se ka ndryshuar qendrim. Basha tha se opozita i ka caktuar dy përfaqësuesit e saj, dhe se nuk i intereson kë zgjedh Partia Socialiste. “Ne kemi zgjedhur përfaqësuesit tanë. S’mund të flas për papërgjegjshmërinë e palës tjetër dhe kë përcaktojnë ata”,-tha Basha për Gjiknurin.

Ndërkohë që për gati dy vite kryedemokrati dhe selia blu e kanë akuzuar Gjiknurin si të implikuarin kryesor në dosjen 184, të përgjimeve në Dibër, ku ish-ministri bisedon me Ymer Lalën, (babain e Reme Lalës), për suksesin e PS në këtë qark.

 

Deklarata e Bashës u bë sot, kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashki kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Damian Gjiknuri në tryezë me PD?/ Flet Lulzim Basha: S’më intereson kë cakton PS për tryezën e Reformës

  1. Por ju keni me shume se dy vjet vetem qe viilni vrere per kete njeri dhe tashti jeni dakort qe ky te jete negociator me ju> Nuk jeni i besueshem.

Shto Koment