Politike

Këshilli Politik, Gjiknuri: Të gjitha propozimet janë në tryezë, do i nisim tek ekspertët për mendim

VIDEO
Sipas anëtarit të PS në Këshillin Politik, maxhoranca do i shikojë të gjitha propozimet që kanë ardhur në tryezë dhe do diskutohen me ekspertët për të vendosur sistemin më të mirë.
Featured image of article: Këshilli Politik, Gjiknuri: Të gjitha propozimet janë në tryezë, do i nisim tek ekspertët për mendim Damian Gjiknuri, deputet i PS

TIRANË- Anëtari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka treguar detaje nga mbledhja e zhvilluar sot për Reformën Zgjedhore. Në një reagim për mediat, deputeti i PS u shpreh se Rudina Hajdari ka propozuar ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa nga PD e LSI s’ka bërë një propozim të tillë. Sipas anëtarit të PS në Këshillin Politik, maxhoranca do i shikojë të gjitha propozimet që kanë ardhur në tryezë dhe do diskutohen me ekspertët për të vendosur sistemin më të mirë.

I kërkuam ekspertëve një mendim. Propozimi i PD për administrimin e zgjedhjeve, nuk çonte në depolitizim. Ka një element që është militantizimi dhe futja dorë e partive në komision. Ne kërkojmë që partitë të heqin dorë nga zgjedhjet. PS është e hapur për të diskutuar, ne nuk kemi një opsion tonin. Çëshja e sistemit kërkon më shumë konsultime dhe do një synim se çfarë synojmë. Unë e kam thënë që PS mund të ketë qënë përtë hequr koalicionit. Unë kërkoj që të jem në consensus me opozitën.

Nëse ka dakordësi, edhe nga opozita jashtëparlamentare, atëherë PS mund të sjellë një opsion. Unë kam qenë një partizan që të mos kishim koalicion parazgjedhor. Në tavolinë nuk kemi një opsion nga Basha, mbase e ka opsion qeverisës këtë çështjen e dhomave. Çdo parti ka të drejtë të paraqesë versionin e saj për shtetin. Një shumicë mund të bëjë një referendum. Formula e ekspertëve është e hapur, e balancuar. Komisionerët të trajnohen dhe të hidhen në short, e të emërohen në mënyrë rastësore. Mendoj që kjo e adreson siç duhet çështjen për komisionerët. PD na dha një tjetër version dhe prandaj ne do t’i adresohemi ODHIR-it për opinion”, u shpreh Gjiknuri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Opozita jashtëparlamentare ka depozituar disa propozime për ndryshime, që prekin numërimin e votave dhe administratën zgjedhore. Po ashtu PD e LSI kërkojnë dhe qeveri kujdestare 100 para zgjedhjeve. Nga ana tjetër opozita brenda Kuvendit ka kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe lista të hapura. Maxhoranca është shprehur e hapur për të gjitha variantet dhe çdo propozim do u dërgohet ekspertëve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment