Aktualitet

Dallime të mëdha në fushatat e vaksinimit në Ballkan, situata nga COVID në Shqipëri përmirësohet në prag të zgjedhjeve

Në një kohë që Kosova mund të ndodhet para triazhit, Serbia i fton të gjithë për t'u vaksinuar. Për shkak të pabarazisë së madhe në luftën kundër Koronas, në Ballkanin Perëndimor po shtohet zemërimi.
Featured image of article: Dallime të mëdha në fushatat e vaksinimit në Ballkan, situata nga COVID në Shqipëri përmirësohet në prag të zgjedhjeve Foto Ilustruese

BALLKAN– Ka mungesë vaksinash, sistemet shëndetësore që lëngojnë janë të mbingarkuara, të dhënat ekonomike janë të këqija për shkak të papunësisë së lartë. Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) me shpejtësinë aktuale do të duhen vite për të vaksinuar popullsinë në pjesë të Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë, sipas wiiw, varet nga nivelet e vaksinimit se sa shpejt rimëkëmbet ekonomia: Serbia është në rrugën e duhur, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina nuk do të jetë rikuperuar ekonomikisht nga pandemia deri në vitin 2022, kurse Mali i Zi madje as deri në vitin 2023.

Bosnjë dhe Hercegovinë: pak vaksinime, shumë protesta

“Çfarë poshtërimi për të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës!” Kështu e përshkruan në Beograd ndjenjën e saj një grua nga Sarajeva. Në Beograd ajo ishte vaksinuar kundër Covid-19, sepse qeveria e vendit të saj nuk arriti ta marrë vaksinën. Njerëzit e Bosnjës dhe Hercegovinës janë të zemëruar me politikanët e tyre. Akuza: ata preferojnë të merren me grindjet politike të brendshme, në vend që të gjejnë vaksinat.

Qytetarët presin vaksinimet në NishQytetarët presin vaksinimet në Nish

Në mars, incidenca shtatëditore nganjëherë ishte mbi 1000. Ndërkohë, pas ashpërsimit të kufizimeve, situata në Bosnjë dhe Hercegovinë është përmirësuar, por ka pasur më shumë se 7700 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Me 3.3 milionë banorë, kjo është e barabartë me shumë se 225 vdekje prej koronës për 100.000 banorë. Herë pas here, të afërmit madje duhej të prisnin për funeralet, sepse sipërmarrësit ishin të mbingarkuar. Prej mungesës së vaksinës, ka pasur protesta që ka të ngjarë të vazhdojnë.

Serbia: Shpresa e vaksinimit për Ballkanin Perëndimor

Edhe në Serbi shifrat e infektimeveme korona vazhdojnë të jenë shqetësuese të larta. Megjithatë, ky vend ka tërhequr së fundmi vëmendjen me vaksinimin. Në parim, pavarësisht nga kombësia, atje mund të regjistrohen të gjithë për vaksinim.

Fakti që Serbia vaksinon me bujari Ballkanin Perëndimor ka të bëjë gjithashtu për shkak të interesave politike të Presidentit Aleksandar Vuçiç: si vend kandidat për në BE – i cili gjithashtu mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Që nga kjo javë, Serbia është bërë vendi i parë evropian që e prodhoi vetë vaksinën ruse Sputnik V, në bashkëpunim me Rusinë. Dozat e para për vaksinimin pritet të jenë gati në fillim të qershorit.

Shkalla e vaksinimit në Serbi është 8.5 përqind, që e vendos Serbinë në vendin e dytë në Evropë, menjëherë pas Britanisë së Madhe.

Maqedonia e Veriut: 20.000 euro për një mjekim për koronën

Në spitalet shtetërore të mbipopulluara në Maqedoninë e Veriut, për pacientët me Covid janë të zakonshme dhomat me gjashtë shtretër, dhe shifrat e vdekjes janë të larta. Ata që kanë para mjekohen në klinika private – të cilat, sipas Ministrit të Shëndetësisë, kërkojnë deri në 20.000 euro për një mjekim kundër Covid-19. Kërkesa e qeverisë socialdemokrate nën Zoran Zaevin, që spitalet private t’i ulnin çmimet e tyre u refuzua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Qytetarët presin vaksinimet në NishQytetarët presin vaksinimet në Nish

Që kur filluan vaksinimet në fillim të prillit, vetëm 26.000 nga zyrtarisht thuajse dy milionë banorë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronas, ndonëse tashmë janë regjistruar në internet 150.000 vetë për t’u vaksinuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup, megjithatë, 200.000 doza vaksine do të dorëzohen nga Kina deri në fund të muajit. Fakti që vaksinat kineze kundër Covid-19 mund të ofrojnë pak mbrojtje, nuk komentohet. Pas numrit rekord të më shumë se 1500 infektimeve të reja në ditë me Covid-19 dy javë më parë, shifrat në Maqedoninë e Veriut tani po bien. Sidoqoftë, ky vend kohët e fundit regjistroi rreth 950 raste të reja me korona dhe 33 vdekje.

Kosovë: Mjekët druhen se po vjen triazhi

Kosova gjithashtu zë vendet e fundit, përsa i përket vaksinimit. Deri tani, në Kosovëjanë vaksinuar vetëm 10.000 vetë  – mjekë dhe persona në moshën mbi 80 vjeç. Ndërkohë, edhe më shumë njerëz janë infektuar dhe kanë vdekur javët e fundit. Kohët e fundit, në Kosovën me më pak se dy milionë banorë ka pasur 700 të infektuar dhe 14 të vdekur. Mjekët kanë frikë se po vjen një situatë në të cilën jo të gjithë pacientët mund të marrin mjekim. Në mënyrë që të zvogëlohej numri i infektimeve, restorantet dhe qendrat tregtare në Kosovë u mbyllën për dy javë. Në mënyrë që t’i shpëtonin kësaj, pothuajse 30.000 vetë bënë një udhëtim të shkurtër në Shqipëri fundjavën e kaluar, sipas informacionit të qeverisë. Nuk kërkohet asnjë test negativ i Covid-19 për të hyrë në vendin fqinj.

Serbien Nis | Bürger aus Westbalkanregion warten auf ImpfungPritje në Nish për vaksinimin, qytetarët vijnë nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria: situatë më e shtensionuar rreth Covid-19 para zgjedhjeve parlamentare

Gjendja e infektimeve me Korona është përmirësuar kohët e fundit në Shqipëri. Numri i infektimeve dhe vdekjeve nga korona dy javët e fundit ka rënë. Në ditët e fundit ka pasur rreth 170 infektime të reja dhe katër vdekje. Deri tani, janë vaksinuar më shumë se 280.000 nga gati tre milionë banorët. Sipas Ministres së Shëndetësisë, deri në fund të majit numri i të vaksinuarve do të jetë më shumë se 500.000. Para zgjedhjeve parlamentare në 25 prill, ekziston një shqetësim në rritje se më shumë njerëz do të infektohen në manifestime.

Mali i Zi: sistemi shëndetësor nuk është më i mbingarkuar

Shteti më i vogël ballkanik, Mali i Zi, i vaksinon 620.000 banorët e tij që nga fundi i shkurtit. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë injektuar gati 50.000 doza vaksine dhe pothuajse dy herë më shumë njerëz janë regjistruar për vaksinimin. Sistemi shëndetësor nuk është më në kufirin e kapacitetit të tij. Kohët e fundit, Mali i Zi raportoi rreth 180 raste të reja me infektime dhe shtatë vdekje nga Covid-19.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment