
GREQI- Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panagiotopulos i dërgoi një mesazh të qartë Turqisë, duke folur në Sesionin e 66-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili u zhvillua sot, përmes telekonferencës.
Gjatë fjalës së tij, Panagiotopulos theksoi se Greqia respekton plotësisht parimet e Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe veçanërisht angazhimin e Nenit 1, për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje ndërkombëtare me mjete paqësore dhe pa përdorimin e forcës.
Megjithatë ai vuri në dukje se që nga gushti, Forcat e Armatosura Greke janë gati të përballen me një sfidë të paprecedentë që kërcënon të drejtat sovrane të vendit tonë në Mesdheun Lindor, jo nga një vend i tretë por nga një vend anëtar i NATO-s, Turqia.
Ministri i Mbrojtjes i bëri me dije anëtarëve të Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Asamblesë Parlamentare të NATO-s se qeveria Greke e ka bërë të qartë në të gjitha se nuk do të zhvillohet një dialog nuk do të ishte i mundur nëse Turqia nuk tërheq anijet.
“Një dialog kuptimplotë dhe konstruktiv do të ishte i mundur për sa kohë që Turqia tërheq anijen kërkimore së bashku me njësitë detare shoqëruese”.-ka thënë ai.
Sot Turqia ka lëshuar në NAVATEX të ri në zonën e Mesdheut Lindor, duke provokuar edhe më tej Greqinë. Kjo e fundit përmes një deklarate të ministrit të jashtëm grek i kërkoi fqinjit të saj tërheqjen e menjëhershme të anijes dhe ndërprerjen e procesit kërkimor.
(A.k.dosja.al)