Bota

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja/ Boris Johnson: Nuk jemi larguar si shkak i presionit rus

Kryeministri Johnson ka thënë këtë të mërkurë se shteti që ai udhëheq nuk ka dalë nga BE-ja si shkak i presionit rus, por ai thotë se Britania është edhe vendi që paralajmëron gjithmonë botën për ndërhyrjet e mundshme.
Featured image of article: Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja/ Boris Johnson: Nuk jemi larguar si shkak i presionit rus Kryeministri britanik, Boris Johnson.

BRITANI– Ditën e sotme kryeministri i Britanisë  së Madhe, Boris Johnson është shprehur përpara ligjëvënësve se Britania nuk është larguar nga Bashkimi Evropian për shkak të presionit të ushtruar nga shteti rus.

Ndërkohë kjo deklaratë vjen pasi kohët e fundit mediat kanë raportuar se Rusia ka ndërhyrë për të deformuar rezultatin e referendumit.

“Njerëzit e këtij vendi nuk votuan të largohen nga BE për shkak të presionit nga Rusia ose ndërhyrja ruse ata votuan sepse donin të merrnin kontrollin. ”-  tha Johnson.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se Britania e Madhe ka dalë zyrtarisht nga Bashkimi Europian që prej datës 31 janar të këtij viti.

Burimi: Ruters

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment