Ekonomi

Dalin SHIFRAT, Tatimet ‘gropë’ në Buxhetin e Shtetit, KLSH e gjen me 13 miliardë lekë dëm

Institucioni i audituar me dëmin më të lartë është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në vlerën 13 miliard lekë.
Featured image of article: Dalin SHIFRAT, Tatimet ‘gropë’ në Buxhetin e Shtetit, KLSH e gjen me 13 miliardë lekë dëm Foto ilustruese

TIRANË- Open Data Albania ka publikuar të tjera të dhëna lidhur me dëmin ekonomik që institucionet i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit. Të dhënat janë bërë publike nga Open Data dhe kanë për bazë auditet e kryera nga institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit në auditimet e vitit 2018 për të ardhura dhe shpenzime.

Hulumtimi evidenton institucionet sipas vlerave të konstatuara. Auditimet janë bërë sipas Planin të Auditimeve të Institucionit gjatë muajve të vitit 2018 por I përkasin veprimtarisë ekonomike dhe financiare të viteve 2014 – 2018.

Gjatë vitit 2018, KLSH ka realizuar auditime në njëqind e gjashtëdhjetë e dy institucioneve. Këto janë institucione të nivelit qendror dhe qeverisjes lokale. Nën auditim kanë qenë edhe shoqëri tregtare me kapital shtetëror apo të përbashkët si dhe njësi t projekteve me financim të huaj.

Gjatë auditimeve janë konstatuar Parregullsi dhe Shkelje Financiare me Dëm Ekonomik, në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera, në shumën totale prej 24 093 742 000 Lekë (njëzet e katër miliard lekë) ose njëqind ne nëntëdhjetë e tre milion euro. Institucioni i audituar me dëmin më të lartë është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në vlerën 13 miliard lekë. Në vend të dytë është shoqëria publike Albpetrol sh.a me vlerën 4 miliard lekë dëm. Korporata Elektroenergjetike është konstatuar që ka shkaktuar një dëm prej një pikë gjashtë miliard lekë.

Shkeljet, Dëmi dhe Ndikimet Negative të konstatuara gjatë auditimeve të vitit 2018 I përkasin veprimtarisë ekonomiko financiare të kohështrirjes 2014 deri 2018. Auditimet janë realizuar në 49 raste në Ministri dhe Institucione Qendrore; në 61 raste në Institucione të administratës së vetëqeverisjes vendore dhe njësi të tjera në nivel vendor; në 9 raste në drejtori dhe degë të tatimeve dhe doganave; në 21 raste Institucionet Financiare dhe Shoqëritë me Kapital të Përbashkët shtetëror ; 7 janë raste të Njësive të projekteve me Financime të Huaj dhe 6 janë subjekte të mbrojtjes së mjedisit.
Institucione Shkelje me Dëm Ekonomik të konstatuar gjatë auditimeve të ushtruara për të ardhurat dhe shpenzimet janar – dhjetor 2018
Në përfundim KLSH ka propozuar edhe Rekomandime; Masa për përmirësime Ligjore; masa administrative dhe organizative. Gjithashtu në 2018 Institucioni ka adresuar 4232.  Të dhënat për hulumtim janë marrë nga Buletini Përmbledhje e Institucionit mbi Auditimet e Ushtruara.
(F.g/dosja.al)

Shto Koment