Sport

Dalin rezultatet e tamponëve: titullari dhe dy lojtarë stoli të Partizanit janë me Covid-19

Njëri prej lojtarëve është shkodrani Çinari, "Demat e kuq" kanë gjithsej 5 të infektuar
Featured image of article: Dalin rezultatet e tamponëve: titullari dhe dy lojtarë stoli të Partizanit janë me Covid-19
Përditësuar:

Partizani sonte ka marrë përgjigjet për pjesën më të madhe të lojtarëve, të cilët kanë bërë testet për koronavirus.

Tre futbollistë të tjerë kanë dalë pozitivë me COVID 19, pas Feratit dhe Boldorit, të konfirmuar dje.

Emrat ende nuk janë bërë publikë, por Dosja.al mëson se njëri prej tyre është titullar. Bëhet fjalë për Çinarin. Asnjëri prej të prekurve nuk ka pasur probleme serioze.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, Telesport njofton se ka një marrëveshje paraprake mes klubeve dhe FSHF-së që derbi të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment