Aktualitet

PAMJET/ Xhaçka udhëtoi me helikopter drejt Kakavijës? Ministria: Shkoi në rrugë tokësore, FA dërgoi 1.5 mijë litra dezinfektues në Gjirokastër

VIDEO
Ky version u hodh poshtë nga ministria e Mbojtjes, e cila solli pamje të tjera për Dosaj.al, dhe shprehej se në të vërtetë helikopteri në Gjirokastër kishte dërguar 1.5 mijë litra me dezinfektues dhe se ministrja ka shkuar në rrugë tokësore.
Featured image of article: PAMJET/ Xhaçka udhëtoi me helikopter drejt Kakavijës? Ministria: Shkoi në rrugë tokësore, FA dërgoi 1.5 mijë litra dezinfektues në Gjirokastër Olta Xhaçka dhe helikopteri i ushtrisë
Përditësuar:

GJIROKASTËR– Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka udhëtoi sot drejt pikës kufitare të Kakavijë. Në media u publikuan lajme, ku shihej helikopteri i Forcave të Armatosura, se Xhaçka kishte udhëtuar me helikopter. Dosja.al ka siguruar pamjet nga stadiumi i Gjirokastrës ku shihet se si e helikopteri ngrihet në fluturim.

Ky version u hodh poshtë nga ministria e Mbrojtjes, e cila solli pamje të tjera për Dosaj.al, dhe shprehej se në të vërtetë helikopteri në Gjirokastër kishte dërguar 1.5 mijë litra me dezinfektues dhe se ministrja ka shkuar në rrugë tokësore.

Lidhur me lajmin e pavertete ne disa media, sqarojme se nuk ka patur asnje fluturim me helikopter te Ministres Xhaçka sot drejt Kakavijes. Ministrja ka mberritur ne Kakavije ne rruge tokesore, rreth ores 16.30 dhe nje ore me pas, nje helikopter i Forces Ajrore eshte ulur ne qytetin e Gjirokastres duke transportuar materiale e ndihma te nevojshme higjieno sanitare per qytetaret e bllokuar ne Kakavije,”- shkruhet në reagim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Olta Xhaçka shkoi në Kakavijë nga ku u shpreh se pala shqiptare me atë greke janë në bisedime për të arritur në një marrëveshje në mënyrë që radhët sfilitëse në pikën kufitare të normalizohen. Gjithsesi, ministrja u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëtonin nëse nuk e kanë me ngut.

Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta, prej tre ditësh ku radha e automjeteve ka shkuar në 25 kilometra. Tre persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke, do të zgjatet ora e punës, do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment