Aktualitet

Dalin PAMJET/ “Skifterët” shqiptarë hynë në vilën e italianit, morën 60 mijë euro bizhu, ja kush i ndihmoi

Me pistoletë dhe një sëpatë, dy shqiptarët kanë hyrë në vilë dhe kanë detyruar pronarin e saj që t'i jeptë të gjitha sendet me vlerë që kapnin shumën e 60 mijë eurove. Ata u ndihmuan nga një grua e cila punonte si shërbyese në vilë.
Featured image of article: Dalin PAMJET/ “Skifterët” shqiptarë hynë në vilën e italianit, morën 60 mijë euro bizhu, ja kush i ndihmoi Pamje nga grabitja e shqiptarëve

ITALI– Autoritetet italiane në bashkëpunim me stafin e INPPOL dhe policinë shqiptare kanë arrestuar tre shqiptarë.

Të arrestuarit janë dy burra të moshave 32 dhe 38 vjeç dhe një grua 49-vjeçare, të cilat akuzohen për një grabitje të ndodhur në 4 maj të vitit të shkuar në Fiano Romano.

Me pistoletë dhe një sëpatë, dy shqiptarët kanë hyrë në vilë dhe kanë detyruar pronarin e saj që t’i jeptë të gjitha sendet me vlerë që kapnin shumën e 60 mijë eurove.

Në të njëjtën natë dy meshkujt kanë grabitur një automjet luksoz i modelit “Audi 3” nga një autosallon në komunën e Capneas dhe me të janë larguar nga vendngjarja.

Të nesërmen e grabitjes, automjeti i tyre u identifikua nga Policia dhe u vu në ndjekje. Por pas disa minutash ajo u gjet e braktisur me një çantë brenda të cilës gjendej një pistoletë e tipit Berreta me dy karikatorë me fishekë si dhe disa objekte floriri.

Kriminelët, të cilët u kthyen në Shqipëri pas grabitjes, u identifikuan në vendin e tyre nga personeli i INTERPOL, pas një kërkese të Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës në Gjykatën e Apelit të Romës.

“Çelësi” për identifikimin e tyre ishte 49-vjeçarja, e cila ishte e afërmja me një prej djemve. Nipi i saj 38-vjeçar akuzohet për disa krime të tjera.

Falë tij u identifikua dhe i treti, pasi i riu kishte jetuar me bashkëautorin e krimit në provincën e Casertaa. Të dy kishin precedentë për krime kundër pronës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment